KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas emërimit drejtor i Portit të Durrësit, Aliu: Port i shqiptarëve dhe arterie ekonomike për Kosovën
Rajon

Pas emërimit drejtor i Portit të Durrësit, Aliu: Port i shqiptarëve dhe arterie ekonomike për Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:58 -28/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka folur pas zyrtarizmit të tij si drejtor i Portit të Durrësit, duke e cilësuar këtë si një detyrë të rëndësishme dhe sfiduese, që ka për synim modernizimin e portit më të madh në Shqipëri dhe rajon.

Në fjalën e tij, Aliu shprehu mirënjohje ndaj Qeverisë së Shqipërisë dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila firmosi emërimin e tij në këtë detyrë.

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nga zëvendëskryeministrja Balluku, për një detyrë që më është dhënë e besuar dhe që është mjaft sfiduese,” tha Aliu.

Ai shtoi se ky besim përbën edhe një përgjegjësi të madhe, duke e theksuar identitetin e tij si pjesë e të dy anëve të kombit.

“Falënderoj Qeverinë e Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Balluku që ma besuan këtë detyrë. Këtu më shihni që jam prej Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë – nuk është e lehtë, por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe shpresoj të kemi sukses”, deklaroi ai.

Duke e cilësuar Portin e Durrësit si një pasuri kombëtare e rajonale, Aliu theksoi rëndësinë e tij për ekonominë e Kosovës dhe bashkëpunimin ndërshqiptar.

“Porti i Durrësit vërtetë nuk është vetëm port i Shqipërisë, është port i gjithë shqiptarëve, i rajonit. Sot, Kosova pothuajse pjesën dërrmuese të mallrave e merr nga ky port”, tha Aliu.

Ai nënvizoi se modernizimi i portit është i domosdoshëm për ta bërë atë konkurrues në nivel rajonal

“Është e domosdoshme që ky port të modernizohet në shkallën që të jetë sfidues dhe konkurrues me gjithë rajonin”, u shpreh ish-ministri kosovar.

Duke folur për bashkëpunimin me zëvendëskryeministren Balluku, Aliu theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë krijuar një platformë të përbashkët për zhvillimin e transportit në gjithë rajonin.

Në fund, ai shtoi se zhvillimi i portit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë rajonale, përmes ndërtimit të Portit të NATO-s, që do të jetë pranë terminalit tregtar.

“Porti i NATO-s, që do të jetë krahas portit të mallrave, do të ndihmojë gjithë rajonin që të ketë siguri më të madhe,” përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Kosova News 28/10/2025 28/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?