Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një konferencë për media ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu në krye të Portit të Durrësit.
Balluku ka thënë se ky port nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë por do t’i shërbejë më gjerë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Porti I Durrësit për ne ka qenë një prioritet. Kemi kërkuar gjithmonë që të drejtohej nga profesionist jo vetëm që njohin transportin por nga ana tjetër me aftësi negociuese me trupa ndërkombëtarë pasi Porti i ri i Durrësit parashikohet që të jetë edhe një bazë e NATO-s”, ka thënë Balluku


