Miinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pak më parë është futur në objektin e Kuvendit, ku nga ora 10:00 është paraparë të nisë seanca e jashtëzakonshme për qeverinë.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse VV i ka siguruar votat për formimin e qeverisë
Sveçla ka deklaruar se është i bindur se sot ka numrat e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Ai dha një koment të shkurtër duke thënë: “Për hajër ju koftë Kurti 3”.


