Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit vendi përballet me dy mundësi: të formohet Qeveria Kurti 3 ose të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme mund të rrezikojnë procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.
“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë. Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës të çojnë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin?”, ka pyetur Murati.
Ai ka shprehur shpresën që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik, duke vendosur interesin shtetëror mbi interesat partiake.
Postimi i plotë:
Në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj.
Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë.
Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin?
Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash.


