KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova përballë sfidës së spiunazhit serb – 7 të arrestuar që nga qershori i 2024-ës
Siguri

Kosova përballë sfidës së spiunazhit serb – 7 të arrestuar që nga qershori i 2024-ës

Kosova News
Kosova News 18:15 -25/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm nga qershori i 2024-ës e deri tani, në Kosovë janë arrestuar shtatë persona për bashkëpunim e spiunazh te shërbimet inteligjence serbe, katër nga ta shqiptarë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa nga janari i këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka thënë për Ekonomia Online se kanë ngritur katër aktakuzë ndaj pesë personave për veprën penale “spiunazh”.

Njohësit e sigurisë dhe ekspertë juridikë, e kanë vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, por kanë kërkuar edhe më shumë angazhim në luftën ndaj kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina në një deklaratë për Ekonomia Online ka thënë se spinuazhi paraqet rrezik për sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

“Unë mendoj se është bërë një punë e mirë për shkak të arrestimit të personave të dyshuar për spiunazh në Kosovë. Mendoj që institucionet e Kosovës, Policia, Prokuroria edhe AKI e të tjerët duhet të punojnë më me ngulm në mënyrë që personat e tillë të dyshuar të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për veprimet e tyre kriminale. “Kemi të bëjmë me një vepër penale që parashihet në kodin penal në nenin 124 dhe dënimet janë nga 5 deri 15 vite. Rrezikshmëria e kësaj vepre penale është për arsye se rrezikohen institucionet e Kosovës, policia, FSK, pastaj institucionet e tjera të Kosovës, sovraniteti, tërësia territoriale e vendit. Prandaj kemi të bëjmë me një vepër penale e cila është e rrezikshmërisë së lartë”, tha ai.

Morina shtoi se përballë këtyre sfidave, institucionet e sigurisë duhet të jenë në veprim të përhershëm.

“Prandaj institucionet tona të sigurisë, Policia, AKI, Prokuroria edhe gjithë duhet të jenë në vazhdën e tërësishme të luftimit të kësaj vepre penale dhe kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale, për shkak se është në pyetje rendi dhe qetësia në Kosovë,” theksoi ai.

Ai ka vënë theksin se si BIA serbe përmes spiunazhit synon që ta destabilizojë shtetin e Kosovës.

“Deri tani në bazë të të dhënave dhe statistikave të përgjithshme shihet se Serbia ka interes nëpërmjet BIA-s t’i përvetësojë qytetarët e Kosovës në mënyrën e caktuar që ata të japin informacione për institucionet tona të sigurisë, për rendin dhe qetësinë publike. Qëllimi kryesor i tyre është që të destabilizojnë Kosovën, por gjithashtu edhe shërbimet ruse, kineze dhe shërbimet tjera të cilat nuk ia duan të mirën shtetit të Kosovës”, tha Morina.

Në anën tjetër, avokati Muhamet Mujaj ka shprehur dyshime për mënyrën se si institucionet po trajtojnë këto raste, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë motive politike.

“Unë disa raste që i kam parë dhe përcjellur me vëmendje, shumë dyshoj që institucionet tona kanë me i trajtu ashtu siç duhet trajtuar rastet për shkakun se duhet një mori dëshmive, provave që janë shumë sensitive për t’i siguruar dhe për t’i dokumentuar ato raste si vepra penale si kryerës të mundshëm të veprave penale. Ishin disa raste, sidomos rasti i fundit që më tepër dyshoj që është rast politik se sa ndonjë rast që dëshmon për një aktivitet të tillë qysh pretendohet,” tha ai.

Mujaj vlerësoi se institucionet kanë vepruar me nguti, duke rrezikuar besueshmërinë e procesit hetimor.

“Nga ajo çka kam parë, nuk kam parë ndonjë lidhshmëri të rasteve, mirëpo çka vërehet në publik por edhe te ne profesionistët se është një nguti me qëllime që unë nuk i di, që të goditen spiunët, rastet e spiunazhit për ndoshta qëllime edhe kalkulime që nuk janë në interes të vendit tonë. Nëse dikush do të arrestohej për spiunazh unë kisha pasur dëshirë që personi i tillë të jetë më të vërtetë ai që është kryerësi i asaj vepre, jo të njollosen njerëzit pa pasur dëshmi të plota, pa pasur prova të plota dhe të krijohen këso skena filmike, skena ku dëmtohen personalitete, dëmtohen familjet dhe në fund po dalin të pafajshëm. Unë uroj që rastet e tilla mos të jenë ashtu siç i shpjegova për konsum publik edhe për interesat e politikës ditore, por të jenë raste që do të duhej hetuar dhe ata që me të vërtetë merren me spiunazhin dhe dëmtojnë interesat e shtetit të marrin dënim ashtu siç është paraparë me ligj,” tha ai.

Avokati kërkoi gjithashtu që hetimet për raste të tilla të zhvillohen në mënyrë konfidenciale dhe profesionale.

“Unë kam lutje që ato çka zhvillohen si hetime në lidhje me rastet e spiunazhit dhe rastet sensitive, rastet e ndjeshme të mbeten konfidenciale, meqë ne kishim edhe rast ku zyrtarë policorë u dyshuan për spiunazh dhe brenda ditës doli lajmi që ndaj të njëjtëve është pushuar hetimi. Ngutia e institucioneve të hetimit për të dëshmuar se ne jemi duke punuar në këtë drejtim nuk është e mirë për shtetin tonë, por as e mirë për ata që arrestohen e njollosen pa drejtësisht”, tha ai.

Kujtojmë që arrestimi i parë në Kosovë për veprën “spiunazh” u bë më 5 qershor 2024, ku si të dyshuar u arrestuan Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi në Ferizaj. Të arrestuarit e tjerë që dyshohet të kenë dhënë informacione te BIA serbe, janë edhe Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe së fundmi Fatmir Sheholli.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë me 5 qershor 2025 dënoi, Aleksandër Vlajiq me pesë vjet burgim, derisa për armëmbajtje pa leje me 6 muaj burgim të cilat iu zëvendësuan me 1 mijë euro gjobë. Ish-polici i Kosovës, Vlajiq kishte pranuar se i ka çuar informata BIA-s së Serbisë dhe ka pranuar fajësinë në një marrëveshje me prokurorinë. Kështu, ky u bë edhe dënimi i parë për spiunazh që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 25/10/2025 25/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?