KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BSPK-ja paralajmëron shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë
Tjera

BSPK-ja paralajmëron shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:19 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë.

Në një porosi të shkurtër elektronike për mediat, BSPK-ja ka ftuar mediat në një konferencë që do të mbahet nesër në orën 13:00, ku do të jepen informacione më të hollësishme.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për shtyp të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e cila fillon nesër, më 18 gusht 2022, në orën 13:00 dhe mbahet në Zyrat e BSPK-së. Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. Ju faleminderit!”, thuhet në shkresë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka dhënë njoftimin se Projektligji për Pagat është proceduar në Qeveri e Kuvend për miratim, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë detaj për rritje pagash, një vendim i kahershëm që e presin punëtorët e sektorit publik, veçmas pas rritjes së inflacionit të përgjithshëm në vend.

“Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht.  Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Greva ka paralajmëruar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë nga 24 gushti, nëse kërkesat që presin në tavolinën e kryeministrit Albin Kurti, nuk plotësohen me fillimin e vitit të ri shkollor. /Express

Gjithashtu lexoni:

Moti sot dhe nesër, me diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Begaj: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Bega në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa rrugë

Vetplagoset me armë zjarri një person në një lokal në Lipjan, policia jep detaje

Kosova News 17/08/2022 17/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik
09:38 -13/06/2026
Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha
09:11 -13/06/2026
Moti sot dhe nesër, me diell, vranësira dhe riga lokale shiu
08:40 -13/06/2026
Fillon numërimi i votave me postë
23:07 -12/06/2026
Begaj: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën
23:02 -12/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?