KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova s’mund të ecë drejt BE-së
Politikë

Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova s’mund të ecë drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 13:49 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë po shihet në Bruksel si pengesë për rrugëtimin e vendit drejt strukturave evropiane dhe rrjedhimisht edhe për mundësinë e vazhdimit të procesit të heqjes së masave.

Në një konferencë kushtuar zgjerimit, drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian rikujtoi se në Kosovë nuk ka qeveri që nga muaji shkurt. Ai përmendi rastet e Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat, sipas tij, janë plotësisht të përqendruara në proceset e integrimit evropian, duke këshilluar autoritetet kosovare të ndjekin të njëjtin shembull

“Këshilla ime për vendin është që të përqendrohet në këtë drejtim, sepse nëse nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara. Ne, në Komision, jemi në proces të heqjes së masave pas një diskutimi shumë të vështirë në Këshillin e BE-së vitin e kaluar. Ne do të ishim të gatshëm, natyrisht, të përgatisim një mendim mbi aplikimin për anëtarësim të Kosovës, por për këtë Këshilli duhet të na ftojë dhe mendoj se duhet të ketë një reflektim edhe në Kosovë pse Këshilli nuk po e bën këtë gjë”, tha Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian.

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, kujtoi se Kosova nuk mund të trajtohet si vend pa qeveri, ndonëse ajo është me mandat të kufizuar. Ai theksoi se, përkundër shumë hapave të ndërmarrë, masat ndëshkuese ndaj Kosovës ende mbeten në fuqi.

“Këto masa nuk ishin përgjigje ndaj ndonjë regresi të Kosovës në proceset demokratike. Duhet t’ua kujtoj të gjithëve se këto masa erdhën pas një situate të veçantë në veri, e cila, nga perspektiva jonë, kishte të bënte me zbatimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin që institucionet po ruajnë rendin kushtetues”, theksoi ai,

Ndërkohë, disa ditë më parë Bashkimi Evropian konfirmoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale në vend po shihet si një sinjal pozitiv drejt heqjes së masave. Megjithatë, porosia nga institucionet evropiane mbetet e pandryshuar: fillimisht duhet të ndodhë bartja e pushtetit lokal, në mënyrë që të merret në konsideratë vazhdimi i procesit të heqjes së masave.

Për momentin, BE-ja ka larguar vetëm disa masa simbolike./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?