KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj: Serbia përmes lajmeve të rreme po krijon pasiguri në veri
Siguri

Mehaj: Serbia përmes lajmeve të rreme po krijon pasiguri në veri

Kosova News
Kosova News 18:31 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon propagandën e tij, duke prodhuar lajme rreme me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë dhe destabilitetit në veri të Kosovës, teksa u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të mos bien pre e dezinformatave të Serbisë.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se Beogradi po e dëshmon sërish atë që ka dëshmuar gjithmonë, se është prodhuesi më i madh i propagandës dhe lajmeve të rreme, për arritjen e qëllimeve të tyre që nuk përkojnë me demokracinë, paqen dhe stabilitetin, nuk kanë zgjedhur as forma as mjete.

“Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve. Rastet e tilla janë ende të freskëta për ne, kujtojmë rastin “Panda” ku u vranë gjashtë të rinj serbë, nga vetë forcat serbe dhe për këtë u akuzuan shqiptarët, ky rast më së miri dëshmon që propaganda serbe vazhdon deri në pa kufi”, ka shkruar ai.

Për më tepër, ministri Mehaj thotë se fushata e nxitjes së urrejtjes dhe e krijimit të pasigurisë sidomos në veri nuk bëhet rastësisht dhe se kjo po ndodh në prag të takimit të kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Në vazhdimësinë e lajmeve të rreme, mediat serbe kanë publikuar lajmin kinse në veri të vendit kanë qarkulluar dy automjete të ushtrisë së Kosovës, ky lajm është i pa vërtetë, është lajm i rremë”, ka shtuar ministri Mehaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri që të mos bien pre e mediave propaganduese të Serbisë.

“Për informim shërbehuni nga informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend, të cilat janë në shërbim të secilit qytetarë të Republikës, pa dallim”, ka thënë Mehaj./kp

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

TAGGED: Mehaj, veriu. lajmet e rreme
Kosova News 17/08/2022 17/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?