KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation Cooperation”
Politikë

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation Cooperation”

Kosova News
Kosova News 10:42 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin vjetor të Akreditimit, në nivel ndërkombëtar, që po mbahet gjatë kësaj jave në Bangkok të Tajlandës, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) anëtarësohet në cilësinë e anëtarit të asociuar në organizatën ndërkombëtare të akreditimit “Global Accreditation Cooperation Incorporated – Bashkëpunimi i Integruar Ndërkombëtar i Akreditimit”.

Global Accreditation Cooperation Incorporated,e themeluar vitin e kaluar, e që do të jetë organizata e vetme për akreditim në nivel ndërkombëtar (global).

Anëtarësimi në këtë organizatë ofron disa përfitime, si: qasje dhe mundësi për të dhënë kontribut në zhvillimin e politikave globale të akreditimit dhe kërkesave teknike; zhvillimi i sistemit kombëtar të akreditimit për të arritur statusin e marrëveshjes multilaterale të njohjes në nivel ndërkombëtar; ndërtimi i marrëdhënieve me organizatat e akreditimit të shteteve të tjera të njohura në nivel ndërkombëtar dhe aktorët kyç në vlerësimin e përputhshmërisë; mësim nga përvojat e zbatimit të nënshkruesve të marrëveshjeve të njohjes së akreditimit, duke përshpejtuar zhvillimin e brendshëm drejt njohjes ndërkombëtare të akreditimit vendor; pjesëmarrje si anëtar në komitetet teknike që zhvillojnë procedurat, udhëzimet dhe politikat e akreditimit të aplikueshme në mbarë botën; pjesëmarrje në diskutime lidhur me vlerësimin e kolegëve, mundësi për të fituar njohuri mbi proceset e njohjes së akreditimit dhe marrje mentorimi nga nënshkruesit ekzistues; rritje në dukshmërinë dhe rëndësinë e akreditimit ndërmjet qeverive, agjencive rregullatore, industrive dhe aktorëve të tjerë, duke ofruar një bazë të besueshme që punon për arritjen e përputhshmërisë me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj organizate mundësohet qasja në programe të trajnimit, punëtori dhe webinare, të dizajnuara për të forcuar sistemet e akreditimit.

Përfitimet e mundshme nga anetarësimi në këtë organizatë janë: fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe kredibilitetit, që tregon përkushtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ndaj standardeve dhe njohjes ndërkombëtare; Krijimi i lidhjeve globale, duke u rrjetëzuar me organizatat e akreditimit dhe aktorët e njohur në nivel ndërkombëtar; njohuri nga praktikat tjera, që kanë qasje në praktikat më të mira dhe njohuritë për politika dhe ekspertizën teknike nga nënshkruesit e marrëveshjeve për njohje të akreditimit (MRA) në mbarë botën;  përgatitje për marrëveshjen e njohjes, që do të thotë mësimi i proceseve dhe pritshmëritë dhe kërkesat për të arritur statusin e nënshkruesit të Marrëveshjes së Njohjes së Akreditimit në nivel ndërkombëtar, ndërtim kapacitetesh, që nënkupton përfitim nga trajnimet teknike dhe punëtoritë, ngjarjet ndërkombëtare të akreditimit dhe mundësitë e mentorimit bilateral; krijimi i mundësive të bashkëpunimi, duke bashkëpunuar me organizata homologe të Akreditimit në projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknike.

Ky proces është i rëndësisë së veçantë për ekonominë vendore, duke e ditur faktin se akreditimi është katalizatori i qëndrueshmërisë, ku mund të quhet pasaporta e produkteve dhe shërbimeve në proces të eksportit në tregjet ndërkombëtare.

Roli në tregun vendor është se akreditimi e vërteton cilësinë në procesin e prodhimit dhe shërbimeve, si dhe sigurinë për konsumatorët. Këtë e arrin duke e konfirmuar zbatimin e standardeve relevante ndërkombëtare në këto procese nga operatorët.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK), në këto takime, është duke u përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Irfan Lipovica.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?