KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Samitin e Berlinit: Kosova po përparon më shpejt se rajoni, por kërcënohet nga agresioni serb
Politikë

Kurti në Samitin e Berlinit: Kosova po përparon më shpejt se rajoni, por kërcënohet nga agresioni serb

Kosova News
Kosova News 18:26 -22/10/2025
Shpërndaje
22.10.2025 – ZKM (1)
22.10.2025 – ZKM (10)
22.10.2025 – ZKM (9)
22.10.2025 – ZKM (8)
22.10.2025 – ZKM (2)
22.10.2025 – ZKM (5)
22.10.2025 – ZKM (7)
22.10.2025 – ZKM (12)
22.10.2025 – ZKM (3)
22.10.2025 – ZKM (4)
22.10.2025 – ZKM (16)
22.10.2025 – ZKM (14)
22.10.2025 – ZKM (6)
22.10.2025 – ZKM (13)
22.10.2025 – ZKM (15)
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbajti fjalim në sesionin e parë të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër, ku prezent ishin liderë shtetërorë nga vendet anëtare të BE-së dhe nga rajoni, raporton KosovaNews.

Fjala e kryeministrit Kurti në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit:

I dashur Kryeministër Starmer,

Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.

- Reklamë -

I dashur Kancelar Merz,

Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,

Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.

Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.

Teksa shënojmë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75-vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez.

Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.

Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.

Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së. Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.

Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.

Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.

Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.

Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kosova News 22/10/2025 22/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?