Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me kandidatët e partisë që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në takim u diskutua për mobilizimin e strukturave dhe përgatitjet për balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor.
Gjatë takimit, Abdixhiku ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë kandidatët dhe ekipet e tyre në terren, duke theksuar rëndësinë e një fushate të koordinuar dhe pozitive.
Ai ka vlerësuar entuziazmin dhe energjinë që po shfaqin degët e LDK-së nëpër komuna, si dhe mbështetjen në rritje nga qytetarët në gjithë vendin.
Në takim është theksuar se LDK ka dëshmuar aftësi qeverisëse me përgjegjësi dhe rezultate konkrete, duke sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat ku udhëheq.
Po ashtu, është nënvizuar se partia mbetet e përkushtuar ndaj qeverisjes lokale që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe punon për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
LDK shprehet e bindur se me unitet, profesionalizëm dhe përkushtim të përbashkët do të arrijë fitore në shumicën e komunave ku garon në balotazh.
Njoftimi i Plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar.
LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit. LDK vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
LDK është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh.


