KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, urdhërohen palët që të rishikojnë parashtrimet konfidenciale
Siguri

Rasti i Thaçit dhe tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, urdhërohen palët që të rishikojnë parashtrimet konfidenciale

Kosova News
Kosova News 17:09 -16/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë, Prokuroria, mbrojtja dhe Administratorja- janë urdhëruar që të rishikojnë parashtrimet që deri tani janë klasifikuar si konfidenciale.

Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot më 10 tetor i ka urdhëruar palët që të tregojnë se pse këto parashtrime duhet të mbesin konfidenciale ose të kërkojnë riklasifikimin e tyre si publik, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Një opsion tjetër, Masselot ka kërkuar që në rast se dokumentet nuk mund të bëhen krejtësisht publike, nëse është mundësia të dorëzohen në versione të redaktuara publike.

“Gjithashtu, ajo ftoi palët dhe Administratoren të bashkërendojnë mes tyre, nëse është e nevojshme, për të siguruar përputhje në redaktimet që do të zbatohen në parashtrimet përkatëse”, tha Griep në konferencën javore të DhSK-së.

Përveç kësaj, Masselot sipas Griep, ka vënë në dukje se procedura paraprake në këtë rast është në përfundim si dhe nga mesi i nëntorit pritet që çështja t’i kalojë trupit gjykues.

Por, kjo mund të ndryshojë varësisht prej vendimeve të Apelit që për pasojë mund të kenë përshtatjen e afatit.

“Për të përgatitur kalimin e çështjes dhe duke mbajtur parasysh parimin që procedurat të jenë publike, gjykatësja e procedurës paraprake e gjykoi të nevojshme që të bëhet rishikimi i klasifikimit të parashtrimeve”, tha Griep.

Ndryshe, zëdhënësja tregoi se është rrëzuar një kërkesë e Prokurorisë e cila kishte kërkuar masa shtesë në paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, duke kërkuar ndalim të vizitave për disa persona dhe të mos flitet për asnjërën nga rastet me vizitoret e paprivilegjuar në rastin për krime lufte.

Në anën tjetër, ajo gjithashtu tregoi se i është vazhduar paraburgimi Thaçit edhe për dy muaj të tjerë. Për të dy rastet e fundit ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë./Indeksonline

Gjithashtu lexoni:

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kosova News 16/10/2025 16/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve
14:18 -17/07/2026
Ministria e Brendshme hap konkurs për gjashtë pozita udhëheqëse
13:57 -17/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?