KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debat i ashpër për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë
Rajon

Debat i ashpër për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 16:27 -16/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për një mocion me debat në lidhje me programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Me 73 vota kundër nga shumica, mocioni nuk kaloi, duke nxitur kështu reagime nga përfaqësues të opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh se kërkesa e opozitës ishte e mangët dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Opozita nuk ka vullnet për debat real, ndaj dhe kërkesat e tyre nuk janë të plota”, tha Balla.

Debatet në seancë gjatë ditës së sotme, u përqendruan edhe rreth Kosovës, ka raportuar Euronews.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti
kryeministrin Edi Rama “shërbëtor të Vuçiçit”, ndërsa kritikoi edhe mungesën e një rezolute në Kuvend për gjenocidin serb në Kosovë. Poashtu edhe deputeti demokrat Tomor Alizoti e kritikoi mungesën e trajtimit të çështjes së Kosovës në programin qeverisës.

“Asnjë fjalë për Kosovën, asnjë qëndrim i qartë për rezolutën për gjenocidin. Kjo është një turp publik”, tha Alizoti.

Pjesë e debatit u bë edhe deputeti i PS-së, Ardit Bido, i cili tha se në Kuvend po dëgjohen deklarata që përshkruajnë liderët e UÇK-së si të akuzuar për gjenocid në Serbi – një gjë që, sipas tij, nuk e ka bërë as vetë Serbia. Berisha e mohoi këtë, duke e akuzuar Bidon për deformim të deklaratave.

Më vonë, përmes një video-mesazhi, Bido tha se nuk iu përgjigj dot Berishës në foltore për shkak të një problemi familjar, ndërsa sqaroi se deklarata për gjenocidin ishte bërë nga Tritan Shehu, jo nga Berisha.

Tutje gjatë këtij debati dhe në këtë seancë të Kuvendit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e së premtes në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, duke theksuar se atje do të jetë si qytetar, jo si politikan.

Balla konfirmoi se kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në protestë me arsyetimin se prezenca e tij do të politizonte ngjarjen.

Gjithashtu lexoni:

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 16/10/2025 16/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?