KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrau vëllanë dhe kunatën, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Arsen Muskurtin
Rajon

Vrau vëllanë dhe kunatën, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Arsen Muskurtin

Kosova News
Kosova News 16:02 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka dënuar me burg përjetë Arsen Muskurtin. Muskurti është dënuar lidhur me vrasjen e vëllait të tij dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurti.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2022 në Tiranë. Sipas vendimit të gjykatës, Muskurti është dënuar me burg përjetë për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “. Ai gjithashtu është dënuar me 7 vjet burg edhe për mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve.

Arsen Muskurit vrau vëllanë e tij dhe kunatë pas një debati. Ai fillimisht vrau Dritan Muskurtin dhe më pas gruan e tij Nora. Ngjarja ndodhur në biznesin e viktimave. Autori qëlloi me 5 plumba, të cilat rezultuan fatale duke u marrë jetën në vend çiftit. Arseni i kishte vëllait një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin ishte hapur edhe një proces gjyqësor.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit A. M., ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në referim të neneve 379 e vijues të K.Pr.Penale, 79/c, 278/1, 55 të K.Penal, në emër të Republikës,

VENDOSI

Deklarimin fajtor të të pandehurit M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit D.M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M., për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases N.. M. dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për kryerjen e veprës te “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet
Në bazë të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin A. M., të fillojë nga dita e arrestimit të tij, datë 30.08.2022 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem Tiranë brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit”, njofton Gjykata.

Gjithashtu lexoni:

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?