KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia ishte agresorja
Politikë

Osmani mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, Serbia ishte agresorja

Kosova News
Kosova News 12:03 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Osmani të mërkurën ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa e cilësoi Serbinë si agresoren në luftën e fundit në Kosovë.

“E mbështes këtë protestë dhe kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi. Qytetarët dhe shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë — drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë Osmani pas një vizite në QKUK.

Ajo theksoi se ish-krerët e UÇK-së janë paraqitur vullnetarisht para drejtësisë ndërkombëtare, duke treguar besimin e tyre në sistemin e drejtësisë.

Janë bërë pesë vjet pa asnjë dyshim në drejtësinë ndërkombëtare. Ne, si institucione të Kosovës, vazhdimisht kërkojmë që të respektohen parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. I jap të drejtë qytetarëve tanë dhe i mbështes sa herë protestojnë për respektimin e këtyre standardeve”, theksoi presidentja.

Osmani përsëriti se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe mbrojtëse, për lirinë dhe sigurinë e popullit të Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri, për mbrojtjen e popullit dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi shumëvjeçar. Ajo ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe të qytetarëve të pafajshëm që vriteshin e masakroheshin nga ushtria serbe. Për këdo që e ka parë atë luftë, është e qartë se ka qenë vetëm një agresor – Serbia, dhe vetëm një viktimë – Kosova”, deklaroi ajo.

Në fund, Osmani u zotua se drejtësinë e luftës së UÇK-së do ta mbrojë deri në fund, duke theksuar se kjo është luftë për dinjitetin dhe lirinë e popullit të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?