KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 20 lokacione të dyshimta, pas transmetimit “live” Prokuroria e Pejës mbylli vetëm 7 biznese
Siguri

Nga 20 lokacione të dyshimta, pas transmetimit “live” Prokuroria e Pejës mbylli vetëm 7 biznese

Kosova News
Kosova News 10:26 -14/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ende pa filluar aksionin për sigurinë në punë më 5 shtator, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ftuar mediat në takimin e prokurorëve me hetuesin e rastit.

Në këtë takim, kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj kishte diskutuar mbi aksionin që do të zhvillohej duke transmetuar edhe pamjet e dronit, të marra gjatë zhvillimit të masave të fshehta- hetimi i fshehtë. Kësisoj, duke dhënë informacioni për publikun, përfshirë këtu dhe vetë personave të dyshuar tek të cilët Prokuroria do të zhvillonte aksionin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Për të prezantuar veç pak imazhe që na bëjnë me u shqetësu dhe mu si kryeprokurore më ka aktivizu si aparat shtetëror në këtë drejtim, kërkoj nga hetuesi të na prezantojë disa nga imazhet të cilat me të vërtetë janë shqetësuese.. Janë vendndërtim i objekteve kolektive afariste- shiqoni janë dy punëtorë këtu që janë me veshje të përditshme pa asnjë mjet mbrojtës, pa rrethoja të vendndërtimit”, ishte shprehur kryeprokurorja Vuçetaj.

Përkundër se kryeprokurorja Vuçetaj bashkë me hetuesit e rastit kishin diskutuar për mbi 5 minuta në transmetim live, zëdhënësi për media i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë të jetë ndërprerë transmetimi në fillim të fjalës hyrëse.

“Sa i përket mediave, kemi ftuar mediat të cilat ditën e zhvillimit të aksionit kanë qenë me aktivitete të tyre në Pejë dhe nga zëdhënësi janë ftuar për ta promovuar punën e Prokurorisë Themelore në Pejë. Një media lokale, pa dashje ka hyrë disa sekonda live gjatë fjalës hyrëse, por menjëherë është vërejtur nga zëdhënësi dhe është kërkuar të ndërpritet. Nuk është dekonspiruar aksioni, përkundrazi në të gjitha objektet janë kapur në flagrancë punëkryerësit me veprimet e lartcekura”, ka thënë zëdhënësi Nikçi.

Megjithatë, nga 20 lokacione sa pretendohej të kishte kryerje të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, Prokuroria pas transmetimit live kishte arritur të gjente shkelje dhe t’i mbyll vetëm 7 prej tyre.

“Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe inspektuar 20 lokacione në 4 komuna të cilat janë kompetencë territoriale e Prokurorisë Themelore në Pejë. Paraprakisht janë filluar hetimet dhe janë zbatuar masat e veçanta hetimore ku për secilin objekt të monitoruar ka rezultuar me dyshimin e arsyeshëm se ka elemente të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Gjatë aksionit të përbashkët me Inspektoratin e Punës dhe Policinë e Kosovës, janë mbyllur 7 vendpunishte, janë identifikuar dëshmitarët, personat përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve dhe investitorët e subjekteve ekonomike”, ka thënë Niçki.

Aksioni i zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë kishte ardhur si rezultat i humbjes së jetës së tre punëtorëve në vendin e punës, dhe lëndimeve të rënda te 16 punëtorë të tjerëve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Aksioni i 5 shtatorit ishte zhvilluar në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Për të, ishin angazhuar 9 prokurorë dhe 60 zyrtarë policorë.

Gjithashtu lexoni:

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi

Kosova News 14/10/2025 14/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?