KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Exit-Pollet e Baton Haxhiut duhet të hetohen, janë pjesë e luftës hibride të Serbisë kundër Kurtit
Politikë

Exit-Pollet e Baton Haxhiut duhet të hetohen, janë pjesë e luftës hibride të Serbisë kundër Kurtit

Kosova News
Kosova News 15:11 -13/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi ka komentuar për rezultatet e mbrëmjes së zgjedhjeve lokale, duke theksuar se dallimet e mëdha midis Exit-Polleve të publikuara nga Klan Kosova dhe TV Dukagjini dhe rezultateve reale të KQZ-së janë shqetësuese dhe të dyshimta.

“Në Prishtinë: Përparim Rama (LDK), 37,7%. Hajrullah Çeku (LVV) 30,00%. Urain Ismaili (PDK) 26.03%. Në Mitrovicë (fitore pa balotazh): Arian Tahiri (PDK) 58,30%. Faton Peci (LVV) 35,06%. Në Podujevë: Shepjtim Bulliqi (LVV) 47,07%. Ekrem Hyseni (LDK) 38,09%. Në Drenas: Ramiz Lladrovci (PDKRLL) 48,06%. Petrit Hajdari (PDK) 45,03%. Ndërkaq kemi një rezultat krejt tjëtër nga këto rezultate të Exit-Polleve. Në Prishtinë diferenca midis kandidatit të LDK-së dhe atij të VV nuk është 7.7 përqind, por vetëm 0,7 përqind. Arian Tahiri dhe Faton Peci në Mitrovicë kanë diferencë vetëm nja 20 vota, as 0,001 përqind, ndërkohë që Exit-pollet e nxorën fitues absolut dhe me diferëncë 25 përqind kandidatin e PDK-së. Në Podujevë Shpejtim Bulliqi ka fituar dhe nuk është në balotazh. Edhe Ramiz Lladrovci në Drenas është fitues dhe nuk është në balotazh”, theksoi Bytyçi.

Profesori shtoi se “këto luhatje nuk janë të rastësishme”, ndërsa tha se diferenca e qëllimshme në sondazhe është pjesë e luftës hibride të Serbisë kundër Albin Kurtit.

- Reklamë -

“Kjo diferencë e qëllimshme në publikimin e sondazheve është pjesë e luftës hibride që Serbia bën kundër kryeministrit Albin Kurti. Qëllimi është të manipulohet opinioni publik, të krijohet konfuzion dhe të ndikohet në procesin zgjedhor”, deklaroi ai.

Në kuadër të kësaj, profesori mbështeti kërkesën e kryeministrit Kurti për hetimin e këtyre Exit-Polleve.

“Prandaj Albini ka të drejtë kur kërkon që Exit-Pollet e Baton Haxhiut të hetohen. Sepse ka mundësi që ato të jenë pjesë e një skenari të manipulimit të opinionit publik, me qëllim që të ndikohet në zgjedhje dhe të destabilizohet Kosova!”, ka përfunduar profesor Bytyçi.

Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ftuar organet e hetuesisë që të hetojnë Exit Poll-et e publikuara për garën për kryetar të Mitrovicës së Jugut. Ndërsa, teksa komentoi rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 12 tetor tha se ato treguan se Vetëvendosje është forca kryesore politike edhe në nivelin lokal/ rrugapress/

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 13/10/2025 13/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?