KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestime dhe konfiskime armësh në disa komuna të Kosovës
Siguri

Arrestime dhe konfiskime armësh në disa komuna të Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:35 -13/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë fundjavës, në disa komuna të Kosovës janë regjistruar disa raste të armëmbajtjes pa leje, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e armëve të ndryshme të zjarrit nga ana e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit, atij i është konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 21 fishekë.
Në këtë komunë janë shënuar edhe tri raste të tjera të ngjashme.

Një person është arrestuar pasi iu gjet një pistoletë dhe tetë fishekë në posedim. Më pas, një tjetër i dyshuar është ndaluar me një armë të tipit “Zoraki” dhe katër fishekë.

Po ashtu, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri; nga ai është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar më herët, më 13 korrik 2025, në zonën industriale të Prishtinës, ku një person i panjohur kishte braktisur një armë zjarri me 15 fishekë. Pas ekzaminimit balistik, më 13 tetor 2025, me vendim të prokurorit është hapur rasti dhe hetimet janë në vijim.

Ndërkohë, në Prizren, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturë i është gjetur një pistoletë me 14 fishekë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka konfiskuar edhe një revole me gjashtë fishekë dhe një pushkë gjahu me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në Mitrovicë, është arrestuar një person tjetër nën dyshimin se kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqej me armë në dorë, përfshirë një pushkë automatike, një pistoletë dhe një granatë dore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Në të gjitha rastet, armët e konfiskuara janë dorëzuar për procedura të mëtejshme ligjore, ndërkohë që hetimet për secilin rast janë në vijim.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 13/10/2025 13/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?