KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani për organizimin e Listës Serbe: Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë, do të bëjmë ç’mos që të ruhet vota
Politikë

Osmani për organizimin e Listës Serbe: Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë, do të bëjmë ç’mos që të ruhet vota

Kosova News
Kosova News 11:30 -12/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi vetë hedhi votën e saj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, raporton Ekonomia Online.

Ajo foli edhe për çështjen e Listës Serbe, e cila në mënyrë të organizuar iu janë drejtuar qendrave të votimit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore, sa më i rregullt dhe i lirë procesi zgjedhor, aq më e fortë do të jetë demokracia jonë.

Suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje. Shpresoj që ky proces të jetë me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë.

- Reklamë -

26 vjet pas çlirimit kemi të drejtën për të garuar dhe të drejtën për të votuar, e shfrytëzojmë në liri të plotë, prandaj është me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha ajo.

Sa i përket ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë, Osmani tha se do të bëjnë ç’mos që të ruhet integriteti zgjedhor.

“Siç e dini, Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë në procese zgjedhore në Kosovë. Ne, natyrshëm, me institucionet e sigurisë do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe atyre në veri, t’u garantohet e drejta dhe liria në votë.

Megjithatë, shpresoj që pas raportuesit evropian për Kosovën të kemi edhe më shumë institucione ndërkombëtare që do të reagojnë e të marrin masa për këto shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë, që përfshin edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në zgjedhjet e një shteti tjetër, e në këtë rast të Kosovës, duke përfshirë metoda të ndryshme, edhe kriminale, për këto ndërhyrje”, deklaroi Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 12/10/2025 12/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?