KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni
Politikë

Banorët e Prevallës dhe Luginës së Lumbardhit, kundër ndarjes nga Prizreni

Kosova News
Kosova News 22:30 -11/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lugina e Lumbardhit dhe ajo e Prevallës së Prizrenit ka vite që janë në shënjestër për plane që do ta ndajnë etnikisht.

Aktualizimi i formimit të një komune në Grykë të Lumëbardhit, që ndryshe quhet dhe Zhupa, me qendër komunale Reçanin, në emër të decentralizimit, nga vetë Ministria e Pushtet Lokal është quajtur komunë artificiale më qëllime politike, si çdo komunë e re e krijuar në emër të decentralizimit.

Ndërkohë, deputetja Duda Balje ka gati 15 vjet që kërkon jetësimin e kësaj ideje, duke kushtëzuar së fundmi votën e saj për qeverinë Kurti, me formimin e po kësaj komune.

Ringjallja e projekteve të vjetra që kanë qenë në skemat serbe, për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Kadri Kryeziu, mbetet shqetësim i madh, sepse nuk janë asgjë më shumë se një bërthamë e madhe që do të minonte Republikën e Kosovës nga brenda.

- Reklamë -

E shtrirë në Jug të Kosovës, përgjatë Maleve të Sharrit, Prevalla e Prizrenit ngelet e preferuara e shumë vizitorëve qoftë të vendit apo edhe rajonit më të gjerë. Ndryshe quhet edhe vend i qetësisë, bukurisë dhe rehabilitimit shëndetësor, për shkak të gërshetimit të rrymave të ajrit mesdhetar dhe bjeshkëve të Sharrit.

Por nga viti 2013 ky lokacion turistik, nuk dihet kujt i takon për shërbime, ankohen banorët e zonës.

“Momentalisht Prevalla ka mbet, as te baba as te nana, na momentalisht jemi ftof, nuk ankohemi kërka hiq”, tha Bajro Bajrami, anor i zonës, raporton RTKlive.

Prevalla nga viti 2013, sipas drejtorisë komunale të shërbimeve publike menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkohë që në vitin 2023 është kërkuar që t’i kthehet në menaxhim komunës së Prizrenit.

“Është drejtuar prej zyrës së kryetarit kërkesa për kthimin në menagjim të komunës, kjo deri më sot nuk ka ndodh, mirëpo edhe përgjigje zyrtare nuk kemi. Për momentin, për shkak të emergjencave dhe për shkak të ndotjes së madhe të ambjentit, Ekoregjionin, ndërmarrjen tonë publike e dërgojmë që të bëjë pastrimin e mbeturinave”, tha Çelë Lamaj- Drejtor i shërbimeve publike- Prizren.

Ka gati 15 vjet, që deputetja e kuvendit të Kosovës, Duda Balje, kërkon që fshatrat e Luginës së Lumbardhit dhe Prevalla, të jenë komunë në vete.

Banorët janë skeptik nëse kjo mund të mbijetojë. “Po, nëse ka të ardhura prej këtyre tatimeve, aty me provu, a mundet me mbijetu a nuk mundet”, tha Bajro Bajrami- Banor i Zonës.

“Komuna e Zhupës, jo jo, pse jo, jo se në Prizren e kemi komunën”, tha Bajrush Veliu, banor i zonës.

“Komuna Zhupa të thirret komuna Zhupa, nuk jam për atë që komuna të thirret me emër të veçantë, për shembull, komuna e boshnjakëve, nuk jam për atë se në Zhupë jetojnë shumë njerëz. Të ardhura nuk ka shumë, ka vetëm pak fabrika”, tha Almir Bajrami – Përfaqësues i bashkësisë lokale, Sreckë, Mushnikovë, Gornje Sell, Prevallë.

Themelimi i një komune të re nën petkun monoetnik, nga këndvështrimi kryetarit të parë të komunës së Prizrenit të pasluftës, është nja gabim dhe do vazhdoj të ketë pasoja të një problem nacional..

“Arsye pse kam reaguar është se, politika serbe janë të interesuar që ta bëjnë një Veri në Jug dhe kjo shkon përmes Prevallës, Prevalla është e Prizrenit, kërkesa është edhe e institucionave të Prizrenit që Prevalla të jetë në kuadër të Prizrenit”, tha Kadri Kryeziu- ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Për Kryeziun, ish-gjyqtar i kushtetueses, ringjallja e projekteve të vjetra, që kanë qenë në skemat serbe, janë shqetësuese. Themelimi i së ashtuquajturës “Komuna e Zhupës”, sipas Kryeziut nuk është kërkesë për decentralizim, por një skemë e rrezikshme që synon t’i marrë Prizrenit Prevallën dhe, në bashkërendim me Komunën e Shtërpcës, të krijojë një territor të ashtuquajtur “mish i egër”, një bërthamë të madhe që do të minonte Republikën e Kosovës nga brenda.

Edhe ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, gjatë një interviste në RTK, duke folur për qeverisjen lokale, është shprehur kundër komunave të reja, me qëllime politike, ndërkohë që I ka quajtur artificiale komunat që kanë dalë nga decentralizimi.

“Edhe unë e kam paraparë më parë decentralizimin, por unë mendoj se, Zhupa, që po quhet Zhupa, duhet të jetë në kuadër të Prizrenit, sepse Prizreni është një qytet i madh, historik. Këto kërkesa, janë të pavetëdijshme se ç’ka ndodh pastaj, për këtë arsye kam reagu dhe Prevalla ka me qenë e Prizrenit”, tha Kadri Kryeziu, ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Për Kryeziun, ish-gjyqtar i kushtetueses, ringjallja e projekteve të vjetra, që kanë qenë në skemat serbe, janë shqetësuese. Themelimi i së ashtuquajturës “Komuna e Zhupës”, sipas Kryeziut nuk është kërkesë për decentralizim, por një skemë e rrezikshme që synon t’i marrë Prizrenit Prevallën dhe, në bashkërendim me Komunën e Shtërpcës, të krijojë një territor të ashtuquajtur “mish i egër”, një bërthamë të madhe që do të minonte Republikën e Kosovës nga brenda.

Edhe ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, gjatë një interviste në RTK, duke folur për qeverisjen lokale, është shprehur kundër komunave të reja, me qëllime politike, ndërkohë që I ka quajtur artificiale komunat që kanë dalë nga decentralizimi.

“Edhe unë e kam paraparë më parë decentralizimin, por unë mendoj se, Zhupa, që po quhet Zhupa, duhet të jetë në kuadër të Prizrenit, sepse Prizreni është një qytet i madh, historik. Këto kërkesa, janë të pavetëdijshme se ç’ka ndodh pastaj, për këtë arsye kam reagu dhe Prevalla ka me qenë e Prizrenit”, tha Kadri Kryeziu, ish nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë deputetja Duda Balje ka kushtëzuar votën e saj për qeverinë Kurti, me formimin e kësaj komune.

Në Luginën e Lumbardhit, numërohen dhjetëra fshatra të nacionaliteteve të ndryshme, që kryesisht jetojnë me ndërtimtari dhe mërgim.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 11/10/2025 11/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

06/06/2026
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?