Ministrja e Shtetit të Austrisë për Evropë, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar, Plakolm ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për çështje të rëndësishme si stabiliteti, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi rajonal – elemente që ajo i cilëson si thelbësore për të ardhmen evropiane të Kosovës.
“Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar Plakolm.


