KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare
Ekonomi

BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

Kosova News
Kosova News 08:53 -07/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 (Një milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër mijë e tridhjetë e katër) kartela të klientëve në Republikën e Kosovës, të cilat përfshijnë kartela debiti, krediti dhe kartela debiti të vonuar për individë dhe biznese.

“Në numrin e përgjithshëm të kartelave për vitin 2024, janë përfshirë edhe të dhënat e kartelave me funksion paranë elektronike të lëshuara nga IFJB-të me gjithsej 75,482 kartela. Krahasuar me fundin e vitit 2023, numri i përgjithshëm i kartelave të klientëve është rritur për 4.49 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë’, bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i kartelave në fund të vitit 2023 ka qenë 1,611,723 kartela, kurse për të njëjtën periudhë, debit kartelat janë rritur për 2.08 për qind, kredit kartelat janë rritur për 8.2 për qind.
“Kartelat që për111doren në Kosovë, kryesisht janë kartela të brendeve ndërkombëtare, si Visa dhe Mastercard dhe një pjesë e vogël janë kartela lokale. Nga numri i përgjithshëm i kartelave, rreth 55 përqind e tyre janë të brendit Visa dhe 43 përqind janë MasterCard, si dhe afër 2 përqind janë kartela lokale
. Varësisht nga teknologjia që është aplikuar për inicimin e transaksioneve të pagesave, kartelat mund të ndahen në dy lloje: kartela contact dhe contactless. Kartela ‘contact’ (me kontakt) janë ato lloj të kartelave me të cilat realizohen transaksionet duke vendosur kartelën në POS terminal ndërsa kartelat contactless (pa kontakt) mundësojnë realizimin e transaksioneve vetëm duke ofruar kartelën afër POS terminalit, pra pa pasur nevojë për kontakt fizik me pajisjen. Kartela ‘contactless’ kanë filluar të lëshohen në Kosovë që nga viti 2016”, njofton BQK.

Gjatë vitit 2024, ishin njëmbëdhjete banka komerciale dhe tri nga IFJB në Kosovë që kanë ofruar këto lloj kartele për klientët e tyre. Numri i përgjithshëm i kartelave me funksionin contactless në fund të vitit 2024 ka qenë 1,281,368 kartela.

- Reklamë -

Nga numri i përgjithshëm i kartelave, më shumë se gjysma e tyre (77 përqind) ofrojnë mundësinë e pagesave contactless. Në figurën më poshtë paraqitet pjesëmarrja e kartelave me funksion contactless në numrin e përgjithshëm të kartelave, në tri vitet e fundit.

“Përqindja e rritjes vjetore tregon se kartelat e reja janë kryesisht me funksionin contactless dhe gradualisht është duke u bërë zëvendësimi i kartelave ekzistuese me rastin e skadimit të afatit të tyre me kartela contactless. Përdorimi i debit kartelave nga ana e klientëve është vazhdimisht në rritje. Nëse krahasojmë numrin e pagesave me debit kartelë të vitit 2024 me vitin paraprak, kemi një rritje prej 6.5 përqind të transaksioneve. Ky numër përfshin të gjitha transaksionet e realizuara me kartelë debiti nga ana e klientëve në terminale ATM dhe POS”, thuhet në raportin e BQK-së, “Përdorimi i kartelave në Kosovë (bazuar në të dhënat e raportuara nga bankat dhe institucionet financiare jo-bankare

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 07/10/2025 07/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?