KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dyshimet për burime të financimit, KQZ-ja s’i akrediton 7 OJQ për vëzhgimin e zgjedhjeve
Politikë

Dyshimet për burime të financimit, KQZ-ja s’i akrediton 7 OJQ për vëzhgimin e zgjedhjeve

Kosova News
Kosova News 15:30 -06/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të hënën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për moscertifikimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre për zgjedhjet e 12 tetorit. 

OJQ-të që nuk janë certifikuar janë Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Poëer of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime lidhur me burimin e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se “nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet prejardhja e mjeteve”.

Ai shtoi se transparenca për fondet e përdorura është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike duhet të jetë i qartë për publikun.

“Me sa e di vëzhguesit e kanë një ditë pune dhe për atë ditë punë nuk e di a janë vullnetar apo paguhen, ndoshta pak është e rregulluar që ata duhet të paguhen me një shumë simbolike është mirë të shihet edhe prejardhja e mjeteve, 259 vëzhgues nëse ka pagese simbolike mbërrin një shumë të caktuar, nëse i paguajnë prej dikujt duhet të vijnë ato mjete. Secili njeri e shfrytëzon paratë e shtetit ka të bëjë me publikun. Duhet të dihet prej burimit nga vijnë dhe si janë ato burime”, tha Kurteshi.

KQZ-ja në mbledhjen e së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 06/10/2025 06/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?