KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Janë mbyllur 620 shkolla, është dyfishuar numri i policëve dhe është trefishuar kriminaliteti
Rajon

Berisha: Janë mbyllur 620 shkolla, është dyfishuar numri i policëve dhe është trefishuar kriminaliteti

Kosova News
Kosova News 20:21 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vënë theksin te nxënësit dhe studentët që largohen nga vendi gjatë një takimi me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit.

Qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar sapo transferuar për statuset në Facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material, zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë që nuk përcjellin edukim po militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë. Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla”.

Sipas kryetarit të PD janë mbyllur 620 shkolla dhe se janë trefishuar burgjet.

“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu është shndërruar mbyll një shkollë, të hapësh një burg”.

“Në rast se marrim infrastrukturën, ajo përsëri është në rrënim. Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje, nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 milionë euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. A mund të imagjinohet? Dhe nuk i shpenzon ato 10 milionë euro për ngrohjen e shkollave të Tiranës. 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë njësoj që nga koha kur janë krijuar shkollat ndoshta, jo dekada, por edhe shekuj mbrapa”, shtoi ai./Express

Gjithashtu lexoni:

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

Hooker: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin ShBA-në dhe Shqipërinë

Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

TAGGED: policët
Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?