KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush është viktima që u vra me eksploziv në Sarandë, ishte me precedent të mëparshëm
Rajon

Kush është viktima që u vra me eksploziv në Sarandë, ishte me precedent të mëparshëm

Kosova News
Kosova News 09:31 -05/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin bregdetar të Sarandës mbrëmjen e së shtunës, ku 58-vjeçari I.J ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive të vendosur në automjetin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku shpërthimi i fuqishëm ka alarmuar banorët dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa biznese dhe automjete të parkuara pranë.


Sipas njoftimit paraprak të Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në një mjet tip “Toyota”, në pronësi të viktimës. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur shoferi I.J ndodhej brenda në automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor dhe forcat e shumta të policisë po punojnë për identifikimin e autorëve si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të atentatit.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se viktima ishte një person me precedent penalë dhe babai i një të riu, që aktualisht është i arrestuar nën akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit“, në lidhje me plagosjen me armë të dy personave më 17 korrik të këtij viti në Sarandë. Viktimat e atij rasti ishin G.H dhe E.L, të cilët mbetën të plagosur pas një përplasjeje të dyshuar kriminale me R.Z-në në lagjen nr. 4 të qytetit.

Kjo nuk është hera e parë që familja e viktimës përfshihet në ngjarje të rënda kriminale. Vetëm pak ditë pas plagosjes së G.H-së dhe E.L-së, më 21 korrik, një tjetër atentat me eksploziv ndodhi në qytet, kur një person i maskuar me maskë silikoni vendosi eksploziv në automjetin e të birit të viktimës së atentatit të mbrëmjes së kaluar, 31-vjeçarit K.J, duke e shkatërruar plotësisht. Edhe kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur nga autoritetet.

Policia po heton në disa pista të mundshme për atentatin ndaj I.J, mes të cilave hakmarrja, prishja e pazareve kriminale dhe lidhjet me ngjarjet e mëparshme që kanë tronditur Sarandën gjatë këtij viti. Kjo ngjarje e fundit shton më tej shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës kriminale në qytet, i cili duket se po bëhet arenë e larjes së hesapeve mes grupeve të ndryshme./Tv Klan

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 05/10/2025 05/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?