KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK-ja nuk pranoi t’i shkojë në takim Begajt, reagon Isa Mustafa
Politikë

LDK-ja nuk pranoi t’i shkojë në takim Begajt, reagon Isa Mustafa

Kosova News
Kosova News 19:56 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar mungesën e takimit mes presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe pasardhësit të tij në parti në parti, Lumir Abdixhiku.

Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë, pasi janë relacione brenda një kombi.

Ai shton se Presidenti i Shqipërisë i ka pritur zyrtarët kosovarë edhe në vitet e 90-ta, kur askush nuk na pranonte si shtet.

“Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. Nuk janë vetëm shtetërore, politike, ekonomike … por edhe relacione brenda një kombi. Në këtë rrafsh kemi dëshirë që njëri-tjetrin ta shohim sa më mirë, sepse kështu fitojmë besim se jemi më të fortë. Prandaj edhe bëhen të pa rëndësishme aspektet formale, unë te ti apo ti te unë, kur e konsiderojmë veten pjesëtar të një familjeje”, ka thënë Mustafa.

Mustafa, po ashtu, tha se sikur Kuvendi i Kosovës, ashtu edhe Selia e LDK-së, janë shtëpi e përbashkët dhe ka nevojë për mirëkuptim.

“Kemi shumë përvoja me Shqipërinë. Edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur s’na pranonte askush si shtet, presidenti i Shqipërisë (SB) zbriste te hyrja e Presidencës dhe na merrte për krahu e brenda.  Edhe në vitet pasuese. Shtëpi e jonë është Selia e LDK-së por edhe Kuvendi i Kosovës.  Është edhe selia e Presidentit të Shqipërisë.  Gjithmonë ka nevojë për mirëkuptim”, shtoi ai.

Gjatë ditës, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka takuar në ambientet e Kuvendit liderët e PDK-së dhe AAK-së por jo edhe kreun e LDK-së, Abdixhiku.

Nga LDK-ja jozyrtarisht i thanë Gazetës Express se Begaj kishte kërkuar të takohen në ambiente të tjera e jo në zyre të partisë, gjë për të cilën LDK nuk ka pranuar./Express

Gjithashtu lexoni:

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?