Një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shirokë të Suharekës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.
I plagosuri është raportuar të jetë Burim Shillova, rreth 40 vjeç.
Sipas policisë ai fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QKMF-në e Suharekës, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.
Po ashtu në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas ndërhyrjes kirurgjikale, viktima është liruar nga spitali, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë përkatëse.


