KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tjetërsim pronash dhe vrasje, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 4 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i deputetit
Rajon

Tjetërsim pronash dhe vrasje, GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 4 të arrestuar, mes tyre edhe vëllai i deputetit

Kosova News
Kosova News 19:12 -04/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Durrës. Grupi kriminal vepronte në zonën e Gjirit të Lalëzit në Durrës dhe ishte i përfshirë në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim të pronave përmes falsifikimit të dokumenteve

1. Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)

2. Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)

3. Vlash Brahja (arrest në burg)

4. Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)

5. Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)

Grupet e “Rrumit” e Avdlylit të Shijakut, SPAK zbardh vrasjen e 2021 dhe “batërdinë” me pronat ne Lalëz

Një hetim i SPAK, nxori edhe njëherë në sipërfaqe emrin e Astrit Avdylajt por edhe të Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ata dyshohen të jenë drejtues të dy grupeve kriminale të përfshira në përfshira në vrasje dhe në tjetërsimin e pronave në bregdet. Urdhër-arrestet e lëshuar për ta ju komunikua vetëm Avdylajt, i paraburgosur për të tjera hesape me SPAK, ndërsa Lahos vijon të jetë në kërkim. Në total SPAK siguroi 9 masa sigurie, 8 nga të cilat “arrest në burg”.

Në pranga përfundoi Enea Kume, vëllai i deputeti socialist, Loer Kume, Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut dhe Vlash Brahja, ndërsa në kërkim u shpallën Aleksandër Laho, Aldo Avdyli, Agron Bejdolli dhe Alfred Doka.

Një masë sigurie më e butë, “ndalimi i daljes nga shteti” është miratuar edhe për Ermira Avdylin. Sipas SPAK, grupi i Avdylajt është përgjegjës për vrasjen e Edmir Bregut, i njohur edhe si Ilir Kuçi (Maloku), janarin e vitit 2021 në Durrës.

Vrasja është motivuar nga hakmarrja, pas një tentativë të të ndjerit për të vrarë nipin e Avdylajt, Aldo Avdylajt. Referuar hetimit, në ekzekutim është përfshirë si koordinues, Aldo Avdylaj, si ndihmës Enea Kume, ndërsa si ekzekutor Alfred Doka. Ndërsa i Aleksandër Laho, sipas SPAK, ishte drejtues i një grupi kriminal përgjegjës për falsifikime pronësie, me qëllim zhvatje pronash dhe tjetërsim nga Gjiri i Lalzit tek Kepi i Rodonit.

Sipas SPAK, të dyshuarit kanë falsifikuar akte të marrjes së Tokës në pronësi, duke shtuar parcela, prodhuar dokumente false, futur ato ilegalisht në arkivën e ZRVPP Durrës dhe paraqitur si tituj pronësie.

Po ashtu, ata kanë hequr fletë nga regjistrat e kartelave të pasurive e zëvendësuar me fletë të falsifikuara. Pasuritë me praktika false janë regjistruar më pas emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive. Të gjitha këto veprime janë kryer me qëllimin e vetëm, realizimi i përfitimit të paligjshëm përmes shitjes së këtyre pasurive tek individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 04/10/2025 04/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?