KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peleti i shtrenjtuar, alternativë e rrymës për ngrohje në Kosovë
Tjera

Peleti i shtrenjtuar, alternativë e rrymës për ngrohje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:15 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Dimri i vështirë” i ministres Rizvanolli po afron. Me ardhjen e stinës më të ftoftë të vitit, qytetarët kanë nisur të gjejnë zgjidhje për ngrohje. Disa përdorin rrymën, disa drunjtë dhe disa peletin. Për të evituar ngrohjen me rrymë, ditë më parë kërkoi ministrja Rizvanolli, ndërsa tashmë çmimet e drurit e peletit janë rritur e pritet të rriten ende. Se si do t’i ‘mbijetojnë’ këtij dimri qytetarët e Kosovës, ende nuk dihet.

Një krizë energjetike që u bë kryelajm, nuk zgjati as 24 orë pasi u arrit marrëveshje mes korporatat energjetike të Kosovës e Shqipërisë. Lidhur me këtë krizë Ministria e Ekonomisë ‘ftoi dhe rikujtoi’ qytetarët dhe bizneset që planifikojnë të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.

“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhej në njoftimin e djeshëm të ME-së.

Nëse energjia elektrike hiqet si opsion, atëherë mbesin vetëm drunjtë dhe peleti. Mirëpo as me këto dy të dyja, qytetarët nuk i kanë ‘punët’ mirë, pasi çmimet e tyre, për dallim nga viti i kaluar, janë rritur shumë.

Në një fabrikë të peletit në Kosovë thonë se një ton pelet, vitin e kaluar ka qenë 200 deri në 230 euro, ndërsa sot është 100 euro më shtrenjtë.

“Një ton pelet sot është 330 deri në 350 euro”, thonë ata. Ndërkohë që ka edhe çmime më të shtrenjta në treg.

Ministrja Rizvanolli ditë më parë deklaroi se njëjtë siç ishte vendosur çmimi tavan për naftën, do të vendoset edhe për peletin.

Situatë kaotike është edhe me drunjtë, pasi përdoren shumë si formë e ngrohjes në Kosovë.

Drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë, Arjeta Pozhegu, tha se çmimi i drunjëve për zjarr është rritur. Ajo bën të ditur se një metër drunjë është 80 euro.

“Çmimet janë rritur shumë, sidomos për dërrasën që e kemi si lëndë të parë për kompanitë tona në kuadër të shoqatës. Dmth ka shku prej 130 euro në 400 euro kubiku, ndërsa edhe çmimi i drurit është rritur, është një rritje e pakontrolluar. Momentalisht, një metër drunjë është 80 euro”, tha ajo.

Sipas Pozhegut, në rritjen e çmimit të drurit ndikon “planifikimi që bëhet i prerjeve për drunj zjarri, për çka është kompetent Agjencioni për Pyjet e Kosovës, në kuadër të Ministisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Express ka dërguar pyetje edhe Agjencionin për Pyje të Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë kthyer përgjigje./Express

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

TAGGED: çmimi, peleti
Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?