KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet Takimi i 19-të Vjetor për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore
Ekonomi

Mbahet Takimi i 19-të Vjetor për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore

Kosova News
Kosova News 09:03 -01/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës do të jetë nikoqire e Takimit të 19-të Vjetor me vendet e Rajonit dhe Evropës Juglindore (EJL), i cili do të mbahet sot duke filluar nga ora 09:00.

Ky takim organizohet nën patronatin e përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Grupit të Përhershëm Punues për Zhvillimin Rural dhe Rajonal (SWG) në Evropën Juglindore dhe do të mbledhë delegacione nga vendet e rajonit për të diskutuar zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Në hapje të takimit do të mbajnë fjalë përshëndetëse Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe Shefat e Delegacioneve nga vendet e Evropës Juglindore, të shoqëruar nga përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në kuadër të agjendës, pjesëmarrësit do të fokusohen në përafrimin e politikave bujqësore të Kosovës me Kornizën e Politikës së Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP), si pjesë e procesit të zgjerimit dhe fazës së para-anëtarësimit, duke diskutuar gjithashtu edhe zhvillimet drejt CAP-it dhe zbatimit të programit IPARD.

Po ashtu, do të shqyrtohet bashkëpunimi rajonal në sektorin agro-ushqimor në kuadër të SWG-së, dhe do të prezantohen konkluzionet e Forumit të Politikave Bujqësore “Agjenda e Ohrit 2025”.

Ngjarja do të përfshijë edhe takime bilaterale ndërmjet delegacioneve pjesëmarrëse, ndërsa miratimi i konkluzioneve të përbashkëta është paraparë të bëhet në të njëjtën ditë. Ky takim paraqet një moment të rëndësishëm për vlerësimin e bashkëpunimit ekzistues rajonal dhe perspektivave të ardhshme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Evropën Juglindore.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 01/10/2025 01/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person
10:05 -27/07/2026
Ministri francez në Kosovë, MPJD njofton për marrëveshjet që do të nënshkruhen
09:40 -27/07/2026
IHMK: Sot mot me vranësira, mundësi për reshje shiu
09:12 -27/07/2026
Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc
08:53 -27/07/2026
Konjufca pret në takim ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad
08:49 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?