KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët alarmojnë për rrezikun e ‘vaping’ pranë shkollave, kërkohet veprim urgjent institucional
Arsim

Ekspertët alarmojnë për rrezikun e ‘vaping’ pranë shkollave, kërkohet veprim urgjent institucional

Kosova News
Kosova News 13:46 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka organizuar një tryezë diskutimi urgjente me temën “Rreziku i ‘Vaping’ pranë Shkollave: Nevoja për Veprim të Përbashkët”, ku u theksua domosdoshmëria e ndërhyrjes institucionale për mbrojtjen e të rinjve nga përdorimi i duhanit dhe produkteve të reja të tij.

Drejtori i KADC, Shkumbin Spanija, tha se një prej objektivave është krijimi i shërbimit për ndërprerjen e duhanpirjes si mundësi shëndetësore për qytetarët.

“Një prej objektivave është edhe themelimi i shërbimit të ndërprerjes së duhanpirjes për popullatën tonë, t’ia krijojmë një mundësi që ta marrin një shërbim shëndetësor për ta ndaluar duhanpirjen.. për të pasur sukses vetidjësimi ështq e domosdoshme përfshirja e prindërve ne kemi menduar që këtë mesazh shëndetësor dhe dëmet shëndetësore ta bëjmë më së miri prindërit”

Nga ana tjetër, Valdet Hashani nga QKMF premtoi angazhim për mbështetje institucionale dhe avokim drejt politikëbërësve.

“Në emër të drejtorit të QKMF ju premtoj se gjithçka që ne mund të plotësojmë ne do të avokojmë që do të bindim politikëbërësit që të bëhet kjo iniciativë. Këto trajnime sigurisht do t’i ndihmojnë këta të rinjtë që duan ta lënë duhanin ta arrijnë. Në vitin 2009 kemi pasur një trajnim, në atë kohë e kam pirë duhanin e kam lënë prej pandemisë vetvetiu. Nuk ka gjë të mirë në të, por është një ves dhe sport i tërheqshëm që më vonë bëhet sport i rrezikshëm”, shtoi ai.

Faik Hoti nga IKSHPK theksoi pasojat e mëdha shëndetësore dhe ekonomike të duhanit, duke rikujtuar se vetëm në botë mbi 8 milionë njerëz humbin jetën çdo vit nga kjo dukuri.

“Po flasim për pasoja, mund të them disa elemente: 8 milionë njerëz në botë vdesin nga duhanpirja. Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Kjo proteston se çfarë barre ekonomike shkakton shoqërisë. Nga viti 2013 që ka hyrë ligji, IKSHP ka kryer hulumtimin e tretë për fëmijët, për ta parë në çfarë elementi jemi sa i përket produkteve të reja me cigare elektronike, këto heshtazi po hyjnë në shtëpinë tonë dhe në shëndetin tonë, prandaj ne duhet të përdorim çdo mundësi të denormalizojmë këtë fenomen. Po ballafaqohemi me një fushatë të egër të industrisë së duhanit, është me rëndësi që ne të punojmë dhe të insistojmë për zbatimin e ligjit dhe të insistojmë që kushdo në qeveri të përfshirë produktet e reja të hyjnë në fuqi.”

Ndërsa, drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, paralajmëroi për rritjen e rasteve të kancerit në mushkëri, duke bërë thirrje për më shumë edukim dhe ndërgjegjësim, sidomos te prindërit dhe të rinjtë.

“Ne jemi dëshmitarë të trajtimit të pacientëve që konsumojnë duhanin. Fakti që nga viti në vit kemi numër më të lartë me kancer dhe rritje të personave të rinj, tregon që lufta me duhanin duhet të jetë më adekuate dhe më e mirë. Kemi rreth 200 pacientë me kancer mushkërie gjatë vitit. Kjo është një gjendje që Kosova po përballet, në të ardhmen do të jetë gjendja më problematike. Ajo çka duhet të bëjmë është më tepër edukim. Është një gjë e dëmshme e vërtetuar shkencërisht, kjo ka implikime në trajtimin e këtyre pacientëve. Mënyra më e mirë trajtimi i tyre është largimi i duhanit, benefitet janë shumë të vogla dhe vlerat janë më të dështuara, dhe apeloj te qytetarët të kenë kujdes më shumë, sidomos prindërit”, ka potencuar Kurtishi.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?