KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dronët në hapësirën ajrore, Danimarka thërret me urgjencë ushtarët rezervistë
Pa kategori

Dronët në hapësirën ajrore, Danimarka thërret me urgjencë ushtarët rezervistë

Kosova News
Kosova News 21:26 -29/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Incidentet e fundit me dronë të vëzhguara pranë objekteve të mbrojtjes dhe aeroporteve kanë bërë që Danimarka të thërrasë ushtarët nga forcat rezervë. Kjo është raportuar nga mediat daneze sipas të cilave ka një thirrje prej disa qindra ushtarësh.

“Sipas disa burimeve, pritet të jenë të pranishëm disa qindra ushtarë, me detyrimin për t’u paraqitur sa më shpejt të jetë e mundur. Forcat e Armatosura Daneze, nuk kanë komentuar mbi lajmin”, shkruan transmetuesi TV 2.

Sipas Jacob Kaarsbo, i cili është këshilltar për politikat e sigurisë dhe ka një të kaluar si analist kryesor në Shërbimin e Inteligjencës së Forcave të Armatosura Daneze, kjo tregon se bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme.

“Kjo tregon se jemi në një situatë krejtësisht të jashtëzakonshme. Kjo është arsyeja pse po i shohim edhe këto masa të jashtëzakonshme. Nuk mbaj mend ta kem dëgjuar më parë”, thotë Jacob Kaarsbo, raporton A2 CNN.

Sipas informacioneve, thirrja po bëhet me qëllim përgatitjen për një vendosje të mundshme në tokën daneze.

Sipas këshilltarit të sigurisë, kjo mund të ketë kuptim duke pasur parasysh samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të zhvillohet në Kopenhagen këtë javë, duke filluar nga e mërkura.

“Pavarësisht kësaj, ne jemi në një shkallë të lartë me gjithçka që po ndodh dhe çfarë po ndodh këtë javë. Dhe ende ka anije ruse që lundrojnë rreth vendit tonë. Jam mjaft i sigurt se të gjitha velat do të hapen”, thotë Jacob Kaarsbo.

Nuk ka shifra zyrtare se sa rezervistë ka aktualisht mbrojtja daneze, por në vitin 2013 Organizata Kryesore për Personelin Rezervë në Danimarkë vlerësoi numrin e ushtarëve rezervë në 3,000 ushtarë. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Kosova News 29/09/2025 29/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?