KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ku ishe ti Aleksandar?
Opinion

Ku ishe ti Aleksandar?

Kosova News
Kosova News 12:34 -28/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Ruben Avxhiu

A u gjet dot se çfarë ndodhi me Vuçiqin që nuk mori pjesë në takimin vjetor të Presidentit të Amerikës me udhëheqësit e shteteve në New York?

Lexova një sqarim, në fakt një lëmsh fjalësh nga ministri j Jashtëm serb, Marko Gjuriq, në rrjetin X (ish-Tuitër) ku sqaronte se Vuçiq ishte ftuar pritjen zyrtare të Presidentit Donald Trump por nuk mundi të marrë pjesë se kishte një përplasje në kalendar, për shkak të takimeve dypalëshe që kishte planifikuar.

Se vetëm Gjuriqi dhe Lavrovi i Rusisë kishin pasur biseda të vërteta me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, “jo si disa udhëheqës shtetesh dhe territoresh që bëjnë ‘selfie’ në korridor”. Këtë të fundit besoj e shkruan si shpoti me spond kundër Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. (Po Osmani ishte në pritjen e Presidentit Trump megjithëse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, kurse Vuçiq dhe Serbia mungonin.)

Pastaj Gjuriq sulmonte Borko Stefanoviqin për “gënjeshtrat dashakeqëse dhe joprofesionale që po përhap në publik”.

Vajta e pashë se çfarë ka shkruar ky nga opozita: “Vuçiq, Putini, dhe Lukashenko qenë të vetmit udhëheqës që munguan në pritjen e Presidentit Trump”.

Ai i shkruan se mbase kishte takim “me shokun tënd dhe bashkëpunëtorin Slaviša Kokeza, që ia mbathi nga Serbia me një mal me fonde publike dhe përfundoi në Florida ose në ndonjë ishull ekzotik”.

Meqë po na tund ftesën që paskësh marrë Vuçiq nga Trump, i thotë Borko, mos është njësoj si ajo ftesa që gjoja mori një farë “Aleks Vuçi” për në rezidencën e Mar-a-Lagos, në Florida, paguar shumë shtrenjtë me para të dyshimta? Në fund, i tha ai, edhe ai takim shumë i përfolur dështoi me turp. Ndoshta, prej atij takimi të dështuar nuk ishte në sallën ku Amerika mbledh gjithë botën në mënyrë të përvitshme.

“…a është e vërtetë që Vuçiq është nxehur kaq shumë nga bisedat e nivelit të ulët në New York, përveç Marco Rubios, sigurisht, saqë iu vërsul Marko Gjuriqit aq Sa mezi e lanë të udhëtonte me të njëjtin avion?” shkruan Borko që ta nxehë edhe më shumë ministrin e rraskapitur të punëve të jashtme të Serbisë.

Në fakt, shumë serbë në komentet e tyre kanë të njëjtën pyetje: “Çfarë takimi paska qenë ky që Vuçiq nuk e paska lënë dot që të shkojë në pritjen e Presidentit Trump?!”

Nuk ka asnjë shpjegim racional.

Është e vërtetë, se pritja presidenciale, në fund të fundit, rrallë prodhon më shumë sesa një fotografi kujtimi me Presidentin e Amerikës, të cilët shumë udhëheqës, sidomos të vendeve të vogla e paraqesin si ndonjë arritje. Por, këto janë momente simbolike. Thjesht nuk mund të mungosh në pritjen zyrtare të shtetit bujtës të OKB-së. Nëse kryeministrat dhe presidentët e vendeve më të fuqishme të botës shkojnë në këtë pritje, sado formale, është absurde që të mungosh. Sidomos jo një vend që po shpenzon aq shumë për lobim.

Nuk kemi se si ta dimë se çfarë po ndodh vërtet në rrethin e ngushtë të Vuçiqit. Mungesa në pritjen e Presidentit Trump është bërë edhe më problematike për të për arsye se Kosova e përfaqësuar nga Vjosa Osmani ishte aty. Mund ta përqeshësh sa të duash fotografinë e saj zyrtare me Presidentin Trump, por shumica e luftës diplomatike përbëhet thjesht nga simbolika vizuale dhe çaste të tilla thjesht protokollare. Aq më tepër, kur vetë Osmani në rrjetet sociale ka shkruar se fotografisë i ka paraprirë një bisedë thelbësore. A është e vërtetë? Edhe sikur të mos jetë, serbët nuk e vërtetojnë dot. Nuk ishin aty.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nga një fotografi tjetër, duket se Presidentja Osmani, jo vetëm që ishte në sallë, por ishte në rreshtin e parë të të ftuarve gjatë kohës që mbajti fjalën e mirëseardhjes Presidenti Trump.

“…kemi mbetur jashtë, në shoqërinë e Venezuelës, Afganistanit, Iranit dhe Bjellorusisë”, e rrotullon thikën edhe më keq Stefanoviqi.

Filloi kaq mirë kjo javë për Vuçiqin me takimin e tij kokë-më-kokë me Rubion dhe përfundoi diku në trotuaret e Manhattan-it ndërsa e gjithë bota ishte mbledhur në sallën e ndriçuar në Upper East Side, me njeriun më të fuqishëm të botës.

Intriga do të vazhdojë. Nuk do ta linte këtë pritje Vuçiq për asgjë tjetër. Po si është puna?

Presidentja Osmani tani ka një fotografi zyrtare që Vuçiqi nuk e ka. 1-0. Le të tallet sa të dojë Gjuriqi, apo të bëjë sikur kjo nuk ka rëndësi. Opozita serbe dhe kritikët e Vuçiqit nuk do të ndalen së talluri me të. Ka dhënë miliona për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në dhe mungoi në një moment shumë kritik.

Le ta zëmë se Trump nuk e ka përjashtuar por i ka dërguar vërtet ftesë. Si duhet të ndjehet Presidenti Trump për këtë mungesë të Vuçiqit? Cili është justifikimi? “Më fal, por kam një njeri më të rëndësishëm për të takuar…” Apo nuk është ky një president me ego supergjigande e me cipë të hollë. Diçka luan këtu.

Sa i përket simbolikave, serbët shpenzuan shumë para për kamionë me fotografi të Albin Kurtit nëpër New York, ku e akuzojnë për keqtrajtim të “fëmijëve të krishterë” në Kosovë… Nuk e di se kush ua ka futur në kokë dhe ua ka mjelë paratë, por vështirë se të gjesh ndonjë fushatë propaganduese me më pak fryte, në qytetin më pak të krishterë të Amerikës, në rrugët më mospërfillëse të parrullave qarkulluese, me elemente vizive e lloje gërmash që njeriu duhet të përqendrohet për të kuptuar se çfarë është shkruar pa ditur në fund se çfarë të bëjë me mesazhin që më në fund e gjeti.

Po çfarë do të thotë pastaj, Kurti me fëmijët e krishterë?! Dmth që Kurti është ndonjë terrorist islamik apo ku di unë. Është absurde këndi i kësaj propagande.

Kryeministri Kurti, për çdo rast, iu përgjigj simbolikës me simbolikë. Një nga gjërat e para që bëri në Manhattan, vizitoi Monumentin Përkujtimor të 11 Shtatorit, aty ku vërtet goditi terrorizmi, ku u vranë edhe shqiptarë. Përkujtoi e nderoi viktimat e një tragjedie që u vajtua në Kosovë e u festua në Serbi.

Historia nuk mund të rishkruhet, aq më pak nëpër stenda kamionësh. Tani në fakt e kanë radhën shqiptarët që të dalin me kamione ku shkruhet: “Presidenti Vuçiq, ku ishe që mungove në pritjen e Presidentit Trump?” Atëhere do të qajë vërtet Gjuriqi

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Figura e Adem Demaçit i shtohet figurave kombëtare në zyrën e presidentit

Kosova News 28/09/2025 28/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?