Hamdi Bytyçi, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE për kryetar të Komunës së Suharekës, në një debat në KTV ka kritikuar ashpër kryetarin aktual Bali Muharremaj.
Bytyçi tha se Muharremaj thotë se herë jam në LDK, herë në PDK, herë në AAK – dhe sot garon sërish pa logon e AAK-së”, duke shtuar se qytetarët meritojnë qartësi me cilën parti dhe me çfarë vizioni kërkohet një mandat i ri.
Ai vlerësoi se mandati i dytë është karakterizuar nga sundimi dhe jo nga qeverisja. Sipas Bytyçit, nuk ka pasur hapësirë për kontribut nga askush tjetër dhe çdo vendim është marrë në funksion të interesave të ngushta të kryetarit dhe njerëzve të tij.
Bytyçi në takim me gratë dhe vajzat e Suharekës premton 500 euro për çdo lindje dhe transport falas për gratë shtatëzëna
Bytyçi në takim me gratë dhe vajzat e Suharekës premton 500 euro për çdo lindje dhe transport falas për gratë shtatëzëna.
Bytyçi u ndal edhe te raportimet publike që në vitin 2023 përmendnin një mundësi që Muharremaj t’i bashkohej Lëvizjes VETËVENDOSJE, duke thënë se ka njerëz që dëshirojnë të jenë në vendin e tij. Me këtë ai nënkuptoi se sot nuk ka arsye për kritika ndaj tij, kur vetë kryetari kishte shprehur afërsi me VV-në në të kaluarën.
Duke iu përgjigjur kritikave për angazhimin e tij politik, Bytyçi sqaroi se në periudhën e përmendur nuk ka pasur ndonjë funksion politik dhe ka qenë drejtor shkolle, duke udhëhequr institucionin sipas ligjit. Ai tha se sot është në garë me vizion të qartë për ndryshim dhe qeverisje që shërben për interesin e qytetarëve, jo për pushtet personal.


