KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla thekson arritjet e Kosovës në reforma dhe ekonomi në SEECP
Ekonomi

Gërvalla thekson arritjet e Kosovës në reforma dhe ekonomi në SEECP

Kosova News
Kosova News 08:58 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në drekën e punës të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku ka prezantuar rezultatet e matshme të Republikës së Kosovës.

Sipas MPJD-së, Ministrja Gërvalla paraqiti bilancin dhe progresin e Kosovës, duke iu referuar Raportit të Komisionit Evropian 2024, i cili konfirmon përparim në 36 nga 38 fusha, përfshirë sundimin e rendit dhe ligjit. Ajo theksoi se, sipas raportit Gallup Law & Order, Kosova renditet e para në Evropë dhe e treta në botë.
Ministrja në detyrë po ashtu theksoi rritjen e qëndrueshme të ekonomisë, investimet e huaja direkte në nivele të larta, dyfishimin e eksporteve dhe forcimin e buxhetit shtetëror.

“Ekonomi në rritje me investime të huaja rekorde, eksporte të dyfishuara dhe buxhet të forcuar. Agjenda e Reformave për vitet 2024–2027 është e harmonizuar me Planin e Rritjes së BE-së, është në përputhje të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë”, tha Gërvalla, citohet nga MPJD.

Gërvalla theksoi gjithashtu rolin e Kosovës si Kryesuese e CEFTA-s dhe angazhimin për barazi në përfaqësim dhe zbatimin e kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Ajo shtoi se Kosova ka kontribuar në përfundimin me sukses të procesit të emërimit të Drejtorit Ekzekutiv të CEFTA-s.

MPJD potencon se ministrja në detyrë ngriti si shqetësim ndalesat arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se këto veprime “cenojnë rëndë lirinë e lëvizjes dhe bien ndesh me frymën e bashkëpunimit rajonal”. Ajo kërkoi heqjen e këtyre masave të pajustifikuara, trajtim të barabartë për statusin e kandidatit dhe përmbylljen sa më të shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kosova News 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?