Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Kombet e Bashkuara si joefektive për kombet që përjetojnë luftë, duke i thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën se “vetëm ne mund të garantojmë sigurinë tonë”, ndërsa paralajmëroi për “garën më shkatërruese të armatimeve” të njerëzimit të nxitur nga inteligjenca artificiale dhe lufta me dronë.
“Çfarë mund të presin vërtet Sudani, Somalia ose Palestina ose çdo popull tjetër që jeton në luftë nga OKB? Për dekada, vetëm deklarata”, tha presidenti i Ukrainës në kritikën e tij ndaj institucioneve ndërkombëtare për mungesën e veprimit, shkruajnë mediat e huaja.
Në një fjalim me fjalë të forta, udhëheqësi ukrainas tha se “nuk ka garanci sigurie, përveç miqve me armë”, duke deklaruar se armët përcaktojnë mbijetesën dhe e drejta ndërkombëtare funksionon vetëm me “miq të fuqishëm që janë vërtet të gatshëm ta mbrojnë atë”.
“Dhe as kjo nuk funksionon pa armë”, theksoi ai.
Presidenti i Ukrainës i kushtoi pjesën më të madhe të kohës së tij në podium asaj që ai e përshkroi si “gara më shkatërruese e armatimeve në historinë e njerëzimit”.


