KosovaNews gjatë ditës së sotme raportoi ekskluzivisht se Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina u sulmua me shishe qelqi nga asamblisti aktual i LDK-së Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu
Incidenti ndodhi menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal.
Pas Hajrulla Çekut, lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama ka thënë se dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme.
“Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama.
Ndryshe, policia ka bërë të ditur se për këtë rast ka shoqëruar tre persona./KosovaNews/


