Para pak çastesh, para objektit të Komunës së Prishtinës ka ndodhur një rrahje e madhe, ku janë përfshirë figura politike dhe disa persona të tjerë.
Burime të KosovaNews, që ndodhet në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se në përleshje janë përfshirë kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, Fehmi Kupina, dhe asamblisti aktual si dhe kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Sami Salihu.

KosovaNews ka mesuar se, Sami Salihu ka sulmuar me shishe xhami Fehmi Kupinën, ndërsa më pas në konflikt u përfshinë edhe familjarë të Kupinës dhe disa persona të tjerë.
Kupina aktualisht ndodhet nw spital ku ka pwsuar lwndime nga shishja e xhamit.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të Policisë së Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë objektit të komunës.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes para hyrjes së Komunës vërehen shishe të thyera xhami, të cilat dyshohet të jenë pasojë e përleshjes.

Sa i përket shkaqeve që çuan në përplasjen mes dy politikanëve, ato ende nuk dihen.
Fehmi Kupina dikur ka qenë asamblisti më i votuar nga radhët e LDK-së për Komunen e Prishtinës.
KosovaNews do të vazhdojë t’ju informojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.



