KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Duncan: Ishte e vështirë të përcaktohej numri i saktë i ushtarëve të UÇK-së
Siguri

Duncan: Ishte e vështirë të përcaktohej numri i saktë i ushtarëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 15:31 -23/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vazhduar dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes, ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Duncan, derisa u ballafaqua me pyetjet e gjykatësit gjerman të Speciales, Kristof Barte.

Gjykatësi Barte i bëri pyetje dëshmitarit lidhur me numrin e ushtarëve të UÇK-së.

“Dje, e keni thënë se ‘në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes ose negociatave që quan në nënshkrimin e marrëveshjes, UÇK-ja kishte rreth 20 mijë luftëtarë. Pyetja ime që kam për ju është kjo: Sa luftëtarë vlerësoni ju që të ketë pasur në atë kohë UÇK-ja. Ka pasur rreth 25 mijë ushtarë apo rreth 20 mijë ushtarë”, e pyeti dëshmitarin, gjykatësi Barte .

Duncan tha se ishte e vështirë që të përcaktohej numri atë kohë, sepse, sipas tij shifrat ishin të ndryshme.

- Reklamë -

“Ndërkohë që shifrat e NATO-s ishin pak a shumë ndërmjet këtij numri 20 mijë deri në 25 mijë, por shumë e vështirë për mua të them se cila shifër është e vërtetë, sepse ishte e vështirë që të përcaktohej kush ishte pjesë e strukturës, kush bënte çfarë, ishte e pamundur në atë kohë të kishte një numër ekzakt, por kjo është shifër e cila u identifikua pas marrëveshjes, përpara marrëveshjes ishte e vështirë të merrje një shifër nga UÇK-ja se kush ishin personat, se sa veta kishin në rendin e tyre. Në përgjigje të pyetjes suaj, nuk e kemi ditur se sa ka qenë numri ekzakt i luftëtarëve të UÇK-së, ka qenë diku nga 20 mijë deri në 30 mijë, kjo është shifra më e besueshme që na ka thënë pala tjetër kur po bënim negociatat për marrëveshjen”, tha Duncan.

Tutje, gjykatësi pyeti nëse u arrit objektivi i Rambujesë, nëse u realizua një armëpushim i sulmeve në Kosovë.

“Ndërkohë sa i takon luftimeve në kuptimin ligjor, unë do të thosha se kjo është arritur me evakuimin përfundimtar të trupave serbe dhe trupave paramilitare më 21 qershor, ndërkohë situata pas 21 qershorit nuk ishte situatë luftimesh, kishte më tepër shqetësime civile të cilat të dilnin në pah që mund të identifikoje. Ndërkohë, që KFOR-i, ishte më shumë i specializuar për ndalimin e për kufizimin e sulmeve. Dhe ky është shpjegimi që mund t’ua jap unë, mund të them që në përkufizimin ligjor të termit, luftimet kanë përfunduar pas 21 qershorit, pas tërheqjes së serbëve”, tha Duncan.

Ndërkohë, gjyqtari i ka lexuar edhe një dëshmi që Duncan i ka dhënë mbrojtjes së Thaçit ku thuhet se kishte deklaruar që ‘qeveria e përkohshme e vetëdeklaruar e Kosovës nuk ishte pranuar nga asnjë vend e asnjë organ ndërkombëtar. Në praktikë nuk kishin kompetenca për të udhëzuar “grupet civile të armatosura” për tu çarmatosur’. Ai u pyet se për çfarë bëhet fjalë këtu.

“Po përpiqem të jap përgjigje sa më të saktë, ky ishte një organizim i vetëdeklaruar, ishte një qeveri e vetëdeklaruar dhe kishte emëruar organet ose institucione të ndryshme në përbërjen e vet, për shembull kemi parë që kishte Ministri Mbrojtje, instanca të tjera, por nga ana tjetër, nuk bëhej fjalë për një shtet, sepse nuk kishte asnjë arkitekturë ku mbështeteshin këto organet e emëruara”, tha Duncan në përgjigjen e tij karshi pyetjes së gjykatësit Barte.

Tutje, gjykatësi Barte e pyeti dëshmitarin se si ishte e mundur që UÇK-ja të çarmatosej brenda tre muajsh.

“Është e mundur, se mënyra se si funksiononte marrëveshja ishte që të shpërbëhej struktura e komandës që ekzistonte, nuk kishte hierarki, por kishte një lloj strukture, sepse ekzistonin komandantët e zonave ishte Agim Çeku dhe qëllimi i marrëveshjes ishte të ndahej kjo nga krahu politik iu vetëdeklaruar. Këtë nuk e ka realizuar krahu politik. Pra, ne, përmes shkëputjes se krahut ushtarak, ne patëm mundësi ta realizonim këtë gjë, sepse ua kam thënë shpesh se bëhej fjalë për një grup heterogjen njerëzish”, deklaroi tutje dëshmitari Duncan në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Dje keni thënë që gjenerali Çeku ka qenë përgjegjës për çarmatimin nga ana e UÇK-së. A jeni në dijeni nëse gjenerali Çeku i ka raportuar dikujt nga UÇK-ja”, ishte pyetja e radhës që gjykatësi Barte e parashtroi për dëshmitarin Duncan.

“A jeni në dijeni nëse gjenerali Çeku i ka raportuar dikujt nga UÇK-ja, apo dikujt në qeverinë e përkohshme të Kosovës, dhe nëse thoni po, kujt i ka raportuar”, pyeti tutje gjykatësi.

“Unë nuk e di se çfarë ka bërë ai, por ai nuk mendohej ose supozohej t’i raportonte askujt lidhur me atë çfarë po bënte. Kjo ishte e qartë në kushtet e marrëveshjes, dhe kemi parë në fakt këtë shembullin shumë insistues të palës ose krahut politik që u mundua të merrte në dorë kontrollin, kjo nuk ishte diçka jo e papritur, ishte diçka që mund të pritej, dhe për shembull Thaçi në dikutimet gjatë takimit të 19 qershorit nuk dukej që e kuptonte ose e vlerësonte plotësisht se çfarë do të ndodhte nëse ata do ta nënshkruanin marrëveshjen. Krahu politik nuk do të kishte më kontroll, ideja ishte që krahu politik më do të shpërbëhej, dhe për këtë arsye ishte e qartë se cili ishte qëllimi i marrëveshjes”, tha Duncan.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kosova News 23/09/2025 23/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?