KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cakolli: Gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për krijimin e institucioneve funksionale
Politikë

Cakolli: Gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për krijimin e institucioneve funksionale

Kosova News
Kosova News 14:09 -23/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale. Megjithatë ende nuk janë formuar institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje. Kjo për shkak të mungesës së numrave dhe dërgimit të lëndëve të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese.

Se çka pritet të ndodhë pak ditë para vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin, vështirë është të parashikohet.

Eugen Cakolli nga KDI thotë se në situatën e tanishme, edhe pse mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet – veçanërisht pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, është e vështirë të besohet se institucionet mund të formohen me një stabilitet real.

“Problemet e thelluara politike, ndarjet e dukshme, retorika konfrontuese e përçarëse, si dhe pozicionet antagoniste mes palëve pothuajse e kanë mbyllur hapësirën për kompromis. Në njërën anë, LVV nuk ka numrat e mjaftueshëm për të qeverisur e vetme dhe nuk po tregon gatishmëri për të lëvizur nga qëndrimi se dëshiron koalicion vetëm me LDK-në. Nga ana tjetër, partitë ish-opozitare, efektivisht e kanë të vështirë të sigurojnë shumicën pa përfshirjen e Listës Serbe, çka është refuzuar hapur nga liderët e saj. Kjo do të thotë se të dyja kampet janë të bllokuara në një situatë ku secila palë e sheh marrëveshjen si humbje politike”, thotë Cakolli për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se dinamika e mandatit të Presidentes Vjosa Osmani e rëndon edhe më shumë panoramën politike.

“Meqë mandati i saj përfundon në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa asnjë nga blloqet politike nuk ka gjasa apo garanci për sigurimin e 80 votave të nevojshme, çdo qeveri që do të krijohej në këto rrethana do të ishte, në thelb, një qeveri jetëshkurtër, pa horizont afatgjatë dhe me rrezik të përhershëm rrëzimi. Kjo e shpjegon edhe hezitimin e madh për të marrë pushtetin, pasi askush nuk dëshiron të hyjë në një qeverisje që mund të përfundojë shpejt dhe të lërë pasoja politike për partinë që e merr përgjegjësinë”, shtoi ai.

Monitoruesi i punës së Kuvendit thotë se gjasat për zgjedhje të reja duken më të mëdha sesa për krijimin e institucioneve funksionale, sepse palët nuk po gjejnë rrugë për të ndërtuar një marrëveshje që do t’u siguronte stabilitet minimal qeverisës

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 23/09/2025 23/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?