Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar në New York me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Osmani tha se gjatë këtij takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Ligës Arabe dhe i kërkoi njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, shkroi Osmani.
E para e shtetit do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nis punimet nga java e ardhshme dhe zgjat deri në fund të shtatorit.


