KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historiani Buxhovi: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ishte komplot kundër rezistencës institucionale
Politikë

Historiani Buxhovi: Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ishte komplot kundër rezistencës institucionale

Kosova News
Kosova News 13:43 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë akt si pjesë të një komploti të mirorganizuar kundër rezistencës institucionale të Kosovës.

Sipas Buxhovit, vrasja e kolonelit Krasniqi më 21 shtator 1998 në Tiranë, nuk ishte një incident i izoluar, por pjesë e një skeme më të gjerë për të ndarë rezistencën institucionale nga ajo e armatosur, në kohën kur po konsolidohej Qeveria e Kosovës në ekzil.

“Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me rezistencën e armatosur,” shkruan Buxhovi.

Ai rikujton se që nga fundi i vitit 1992, Qeveria e Kosovës kishte përfshirë në përbërje Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit, të cilat u detyruan të pezullojnë përkohësisht veprimtarinë pas presioneve ndërkombëtare.

- Reklamë -

“Nga ana amerikane, presidentit Rugova iu kërkua që të vazhdohet rezistenca institucionale me shtetin paralel si politikë pa luftë, ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha – e përcaktuar nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e zgjedhur prej tyre, do të ishte ” luftë pa politikë”” shpjegon autori.

Në këtë kontekst, Buxhovi thotë se emërimi i kolonel Ahmet Krasniqit në krye të FARK-ut nga Qeveria Bukoshi në mars të vitit 1998 dhe marrëveshja me përfaqësuesin e UÇK-së, Adem Demaçi, për bashkërendimin e rezistencës së armatosur, mobilizoi kundërshtarët e kësaj qasjeje.

“Aktivizimi i kolonel Ahmet Krasniqit mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik deri te përmasat e komplotit për vrasjen e tij në Tiranë,” përfundon Buxhovi.

Shkrimi i plotë:

VRASJA E KOLONEL AHMET KRASNIQIT – KOMPLOT KUNDËR REZISTENCËS INSTITUCIONALE

Jusuf Buxhovi
Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë më 21 shtator 1998 ishte pjesë e skenarëve, të huaja, që lëvizja institucionale me shtetin paralel të mos ndërlidhet me rezistencën e armatosur, që kishte filluar me themelimin e Qeverisë së Kosovës në fund të vitit 1992 në përbëjen e së cilës ishin Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Rendit. Këto ministri u desh të ndalin përkohësisht veprimtarinë pas udhërit të kërshndëndellave të presidentit amerikan Xhorxh Bush, dërguar Millosheviqit si kërcënim për mospërhapjen e luftës në Kosovë, me çka edhe Qeverisë së Kosovës iu kërkua që të ndalonte çarëdo organizimi ushtarak në Kosovë siç ishte asokohe përshirja e ushtrakëve shqiptarë, që kishin braktisur APJ-në, në kuadër të Mbrotjes Teritoriale të udhëhequr nga kolondalë Hajzer Hajzeri.

Me këtë rast, nga ana amerikane, presidentit Rugova, iu kërkua që të vazhdohet rezistenca intitucionale me shtetin paralel si politikë pa luftë, ndërsa rezistenca e armatosur të aktivizohet kur të vijë koha, që duhej të përcaktohej nga amerikanët dhe aleatët, por që edhe si e tillë, me partnerët e zgjedhur prej tyre, do të ishte ” luftë pa politikë”.
Aktivizimi i kolonel Ahmet Krasniqit në kuadër të FARK-ut në mars të vitit 1998, i emëruar nga Qeveria Bukoshi si komandant i FARK-ut me detyrën që ushtarakët, sipas marrëveshjes së Oslos së majit të vitit 1998 të kolonel Ahmet Krasniqit me përfaqësuesin e UÇK-së Adem Demaçin, të marrin përsipër drejtimin e rezistecës së armatosur të subordinaur në UÇK, mobilizoi kundërshtarët e këtij pajtimi historik deri te përmasat e komplotit për vrasjen e kolonelit në Tiranë, ndërkohë, që edhe Demaçin e përjashtoi nga “përfaqësimi” i UÇK-së deri te largimi i plotë i tij!

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?