Tirana do të mirëpresë të dielën, më 21 shtator, aktivitetin sportiv “Triathloni”, që bashkon në një garë të vetme tre disiplina: notin, çiklizmin dhe vrapin. Qindra sportistë profesionistë, por edhe amatorë, do të marrin pjesë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës.
Gara do të nisë nga Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, dhe do të shtrihet në disa segmente rrugore të kryeqytetit. Për të garantuar zhvillimin normal të aktivitetit, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve gjatë kohës së garës.
Një nga masat kryesore është kufizimi i lëvizjes në akset ku do të zhvillohet gara, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 13:00.
Rrugët që bllokohen:
Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Gjergj Fishta”
Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.
Devijimi i linjave urbane
“Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “Ëilson”, tjetra në Qendër.
“TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “Ëilson”.
“Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
“Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.
“Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
“Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.
“Unaza” pezullohet përkohësisht.
Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara./abcnews.al


