KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 12 vrasje brenda 8 muajve në Kosovë – A po bëhet vetëgjyqësi?
Siguri

12 vrasje brenda 8 muajve në Kosovë – A po bëhet vetëgjyqësi?

Kosova News
Kosova News 10:03 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk janë pak rastet e vrasjeve me të cilat po përballet Kosova. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje. Ndërsa një rast tjetër i rëndë ndodhi edhe gjatë kësaj jave në një fshat të Ferizajt, ku jetën dyshohet t’ia ketë marrë djali i axhës për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronë.

Disa faktorë po shihen si shkak që po dërgojnë tek këto ngjarje tragjike, por atë që po vënë në pah njohësit e dritësisë, e sociologë janë zvarritja e procedurave gjyqësore, armatosja e qytetarëve dhe gjendja e rënduar socio-ekonomike. E gjithë kjo sipas tyre po çon në vetëgjyqësi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka shpjeguar se pse sipas tij po ndodhin vrasjet.

“Ne do të duhet të shikojmë aspektin e etiologjisë së problematikës të vrasjeve, jo vetëm fenologjinë, pra shpërfaqjes së këtyre elementeve në cenimin e sigurisë publike të Republikës së Kosovës. Etilogjia krurciale të vetëgjyqësisë është fakti që në vazhdimësi në mënyrë sistematike një luftë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës duke tentuar që të devalvohet puna institucionale. Por që ka mangësi në hallkën së sistemit të sigurisë dhe gjyqësimit, padyshim që ka. Ne e vërejmë që gjykatat janë të mbingarkuara me problematikat adiministrative penale dhe të gjitha këto akumulohen deri në veprime të vetëgjyqësisë nga ana e qytetarëve”, tha Shala.

- Reklamë -

Ndërsa avokati Emrush Kastrati tha se dënimet e gjykatave për rastet e vrasjeve janë maksimale.

“Unë nuk kisha thënë se kryerësit e veprave marrin iniciativën të vetëgjyqësisë ani pse nga një herë as unë nuk jam i kënaqur me punën e gjykatave por jo në përgjithësi, ka raste të caktuara ku mund të ndodhin mirëpo problemi qëndron në atë që natyra e procedurave, stërzgjatja e procedurave për shkak të dispozitave ligjore atëherë mund të mendohet deri te situata e vetëgjyqësisë. Gjithmonë duhet të kemi parasysh, pra, të presin, dhe durimin ta kenë dhe te ecin përpara me procesin. Politika ndëshkimore rreth shqiptimit të dënimit lidhur me dhunën dhe me çështjet e vrasjes, që janë vepra më të rënda, te kjo shqiptimi i dënimeve është në maksimumin ligjor që gjykatat e shqiptojnë”, tha Emrush Kastrati.

E sociologu Genc Xërxa theksoi se si ndër faktorët jenë armët pa leje.

“Janë disa faktorë që çojnë deri tek vrasjet. Njëra prej saj është siguria e cenuar publike, në dispozicion qytetarëve kemi numër të armëve pa leje. Mendohet se cdo i katërti posedon, sipas disa statistikave 400 mijë armë janë në duart e njerëzve brenda Kosovës. Ky është njëri prej faktorëve pastaj situata socio-ekonomike pastaj kriminaliteti në disa faza e kemi mjaft të shprehur. Dhuna domestike apo dhuna familjare, më pas është edhe mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, Gjykatës ndaj proceseve të ndryshme gjyqësore edhe i shtynë më pas njerëzit të marrin vetëgjyqësinë sepse janë të pakënaqur me verdiktin që iu jepet dhe mundohen ta marrin. Por, tash kur të analizon me një armë, me probleme të shumta socio-ekonomike edhe me një shëndet të rënduar mendor prej problemeve të ndryshme atëherë je si një bombë e kurdisur, dhe kur te ke armën atëherë edhe në ato momente vjen deri te konflikti”, ka deklaruar Xërxa.

Ai shtoi se arsimi dhe emancipimi i shoqërisë ndikojnë në uljen e vrasjeve.

“Shumicen e rasteve të konflikteve te ne nuk kemi kulturë të zgjidhjes së konfliktit, zakonisht mundohen me dhunë me i bë. Sa më e arsimuar të jetë shoqëria apo rinia atëherë emancipimi shoqëror është në nivel edhe mendojnë ta jetojnë një jetë të qetë, normale dhe pa konflikte, pa kriminalitet, ashtu që është shumë e mirëseardhur. Shumica e delikuentave nëse ju referohemi te të ritë, bazohen zakonisht kësaj moshe të ndishme të nxënësve, të cilët e braktisin shkollen kanë probleme të ndryshme familjare, janë eksplorues dhe kemi pasur raste të ndryshme brenda lagjes tonë që fëmijët e klasës tetë dhe nëntë kanë shkrepur me armë”, shtoi Xërxa.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Ekonomia Online ka treguar edhe se gjatë vitit që lamë pas janë shënuar 17 vrasje. Ndërsa, në 2023 janë shënuar 29 vrasje, 21 vrasje në 2022, 27 vrasje gjatë 2021, 28 vrasje gjatë 2020, 22 vrasje në 2019 dhe 2018 janë shënuar 34 vrasje.

Gjithashtu lexoni:

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?