KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti 2025: Kosova dhe Shqipëria, shembull në Ballkan për transparencën fiskale
Politikë

Raporti 2025: Kosova dhe Shqipëria, shembull në Ballkan për transparencën fiskale

Kosova News
Kosova News 19:30 -20/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2025, ku Kosova dhe Shqipëria renditen në mesin e vendeve që plotësojnë kriteret minimale të transparencës fiskale.

Sipas raportit, nga gjithsej 139 shtete dhe autoritete të analizuara, 71 vende kanë përmbushur standardet minimale, ndërsa 69 të tjera nuk i kanë arritur ato, transmeton KosovaNews.

Në listën e vendeve që i kanë përmbushur kriteret, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, përfshihen edhe shtete si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo tregon, sipas raportit, një progres rajonal në drejtim të qeverisjes së mirë dhe menaxhimit të financave publike.

Raporti thekson se transparenca fiskale është element kyç për menaxhimin efektiv të financave publike, uljen e rrezikut nga korrupsioni, rritjen e besimit në tregje dhe fuqizimin e llogaridhënies së qeverive para qytetarëve.

Ndërkohë, disa shtete të tjera si Afganistani, Egjipti, Iraku, Nigeria, Ukraina dhe shumë vende të Afrikës, sipas raportit, nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e përcaktuara.

Raporti i Departamentit të Shtetit mbulon periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024, duke analizuar qasjen në dokumentet buxhetore, pavarësinë e institucioneve të auditimit, publikimin e kontratave të prokurimit dhe transparencën në menaxhimin e burimeve natyrore.

Ky vlerësim për Kosovën dhe Shqipërinë shihet si një sinjal pozitiv për institucionet shtetërore dhe për përpjekjet e tyre në rritjen e llogaridhënies financiare./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Kosova News 20/09/2025 20/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?