KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si ia bartnin informacionet BIA-s, punonjësja e OSBE-së me të dënuarin për spiunazh?
Siguri

Si ia bartnin informacionet BIA-s, punonjësja e OSBE-së me të dënuarin për spiunazh?

Kosova News
Kosova News 19:18 -20/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

6 muaj pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit, punonjëse në misionin e OSBE-së në Kosovë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë për spiunazh ndaj saj.

Dukagjini ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, duke kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, qasje në këtë aktakuzë, të cilën ky institucion e ka ofruar por pothuajse të tërën të redaktuar.

Në këtë dokument, dy faqesh nuk jepet asnjë detaj më shumë sesa që ishte njoftimi i PSRK-së, që tregonte se e njëjta kishte siguruar dhe ka shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Republikës së Serbisë.

Por detaje për komunikimet që kishte pasur Gjukanoviq, me “shefin” e saj, paraqiten në aktakuzën ndaj tashmë të dënuarit për spiunazh Aleksandër Vllajiq.

- Reklamë -

Në këtë aktakuzë të cilën e posedon televizioni, thuhet se e njëjta kishte shpërndarë dokumente tepër të ndjeshme të punës së OSBE-së.

“Në lidhje me komunikimet e të pandehurit Vllajiq me të pandehurën Jelena Gjukanovic, të cilën edhe e ka rekrutuar në shërbimin e BIA-së, duke e vënë në kontakte me zyrtarët e saj (të BIA-së dhe organizimin e takimeve me zyrtarët e saj), dhe e cila i ka ndihmuar në vazhdimësi me ofrimin e informacioneve dhe dokumenteve tepër sensitive, të punës së Misionit të OSBE-së në Kosovë, e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe funksionimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.”

Po sipas këtij dokumenti, nga ekzaminimi i telefonit të saj, janë nxjerr edhe komunikimet me Vllajiqin, e që Gjukanoviq kishte bërë shtrembërimin e informacioneve për komunat veriore të Kosovës.

“Këto komunikimeve pasqyrojnë veprimtarinë kriminale të pandehurit Vllajiq si dhe veprimet e Jelena Gjukanoviq, e cila duke keqpërdorur pozitën e saj si zyrtare e OSBE-së me vetëdije dhe qëllim të caktuar ka vepruar në drejtim të sigurimit të informacioneve për situatën e sigurisë, atë politike dhe sociale, e në veçanti për katër komunat në veri të vendit. E njëjta ka bërë edhe aranzhimin dhe shtrembërimin e informacioneve të siguruara nga tereni, me qëllim të paraqitjes të një gjendje shumë të rënduar të komunitetit Sërb, në komunat e veriut të Kosovës. Këto informacione kjo e dyshuar i ka përpunuar në bashkëpunim më të dyshuarin Aleksandër VLAJIC, ku më pas këto informacione janë transmetuar ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe atyre të organizatave të huaja të sigurisë si OSBE, UN, BE etj, në takimet e organizuara nga disa OJQ që shtrijnë veprimtarinë në komunat e veriut të Kosovës. Kjo e dyshuar më pastaj të gjitha informacionet e përfituara nga puna e saj si zyrtare rezidente e BIA-së, i ka përcjell tutje te tek krerët e BIA-së përmes të dyshuarit tjetër rezident të BIA-së – Aleksandër VLAJIC, dhe bashkëbiseduesve të tjerë. “

Dukagjini ka pyetur OSBE-në nëse ka marr ndonjë masë ndaj të akuzuarës për spiunazh, Gjukanoviq, përfshirë përjashtimin e saj, por për këtë të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, por vetëm kanë thënë se kanë parë aktakuzën dhe se nuk do të bëjnë asnjë koment deri në përfundim të procedurave gjyqësore.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të aktakuzës së shpallur nga Zyra e Prokurorit Special. Misioni i merr seriozisht akuzat dhe po i ndjek nga afër procedurat gjyqësore. Ai e respekton plotësisht rolin dhe pavarësinë e institucioneve gjyqësore në Kosovë. Duke pasur parasysh natyrën e çështjes, Misioni nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore. Misioni i OSBE-së mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj mandatit të tij në Kosovë, duke punuar për të avancuar të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve, për të forcuar mekanizmat e demokracisë pjesëmarrëse dhe për të përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e të gjitha komuniteteve. Kjo është një çështje individuale që nuk do të ndikojë në punën e vazhdueshme të Misionit apo në partneritetin e tij të fortë me institucionet e Kosovës dhe me të gjitha komunitetet.” – OSBE – Kosovë

Përveç punonjëses së OSBE-së, sipas PSRK-së, Vllajiq i dënuar me 5 vjet burgim për spiunazh kishte shfrytëzuar edhe serbë të punësuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë, siç janë EULEX, UNMIK e KFOR./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kosova News 20/09/2025 20/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike
21:59 -06/06/2026
Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?