KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Incidenti që u hesht në Malishevë: militantë të partisë NISMA përleshen fizikisht me pronarët e një biznesi, ndërhyri policia
Siguri

Incidenti që u hesht në Malishevë: militantë të partisë NISMA përleshen fizikisht me pronarët e një biznesi, ndërhyri policia

Jeton Sopa
Jeton Sopa 13:01 -20/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të Hënen e kësaj jave me datë 15 shtator, rreth orës 18 në fshatin Mirushë të Malishevës ndodhi një përleshje fizike mes 12  personave ku me këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të KosovaNews ngjarja ka ndodhur afër restaurant “Bimi 2” ku po mbahej tubimi i partisë NISMA Socialdemokrate. Incidenti filloi kur persona të afërt me kryetarin e Malishevës Ekrem Kastrati e kryetarin e partisë NISMA Fatmir Limaj, kishin parkuar automjetet e tyre jo në oborrin e restaurantit  ku po mbahej tubimi, por në një  autolarje përball, duke e pamundësuar aktivitetin biznesor. Pronarët e autolarjes kishin reaguar duke ju thënë që t’i largonin makinat nga aty sepse po i pengojnë, ku fillimisht u fjalosën dhe më pastaj situata kishte eskaluar në përleshje të dhunshme fizike.
Policia e Kosovës ishte prezente në vendin e ngjarjes dhe kishte ndërhyrë me shkopa gome duke vënë nën kontroll situatën, ku me këtë rast kishte shoqëruar në stacion disa persona për intervistim.

Për çudi kjo ngjarje ditën e nesërme nuk ishte publikuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës!

KosovaNews ka kontaktuar me drejtorin e Policisë së Malishevës Nazmi Zogaj i cili e ka konfirmuar rastin. Zogaj fillimisht tha se nuk ka qenë diçka serioze mirëpo kur e përballëm me të dhëna të sakta nuk deshi të jap informacione të detajuara duke thënë se nuk është i autorizuar të flas.

“Ne ja kemi dhanë një konfirmim drejtorisë sonë në Gjakovë mirëpo nuk ka pasur diçka serizoze i  kemi njoftu ata çka ka ndodhë nuk është diçka problem dhe nuk jam i autorizum me dhanë këtë lajm për momentin.

Gazetari: Jo aty ka pasur serioze sepse ka ndërhy policia me pendrak?

Zogaj: Po ka ndërhy për që u prishë rendi dhe qetësia publike rasti është në 24 orësh

Gazetari: jo nuk është në 24 orësh

Zogaj: jo është në 24 orësh, prokurori është njoftuar ne e kemi dërgu në drejtorinë e policisë rajonale në Gjakovë po pse në Prishtinë nuk është publiku në raportin 24 orësh se ndoshta e kanë marrë si rast i lehtë që është” ka thënë për KosovaNews z.Zogaj

Ndërkohë KosovaNews ka dërguar pyetje në Drejtorinë Qëndrore të Policisë së Kosovës për të marrë më shumë informata lidhur me rastin, njëherit për të mësuar se pse kjo ngjarje nuk ishte publikuar në raportin 24 orësh?

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, me datën 15.09.2025 rreth orës 18:00, njësitë policore nga Stacioni Policor në Malishevë, kanë reaguar në një rast i cili ishte raportuar si përleshje fizike në mes të disa personave në fshatin Mirushë.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe ka shoqëruar gjashtë persona në Stacion Policor në Malishevë, të cilët dyshoheshin se kishin qenë të përfshirë përleshje fizike. Gjatë deklarimit të tyre me shkrim kanë treguar se përleshja ka qenë e çastit për shkak të pengimit në vendin e punës, përkatësisht parkimit të veturës në hyrje të autolarjes. Të njëjtit kanë treguar se nuk kanë pasur arsyeje tjera, përkatësisht motive tjera që ka quar deri te përleshja fizike.

Lidhur me të gjitha veprimet policore është hartuar raport me shkrim dhe po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili ka dhe sugjerimet e tij për rastin. Ndërsa me datën 16.09.2025 janë intervistuar edhe dy persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve.

Po ashtu lidhur me këtë është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit janë intervistuar personat si dhe është hapur rasti “Lëndim i lehtë trupor”, i cili ka kaluar ne procedurë të rregullt. Më datë 17.09.2025, në ora 09:00 rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. thuhet në përgjigjen e Policisë

Drejtoria Qëndrore e Policisë ka thënë se ky incident nuk është futur në raportin 24 orësh për shkak se për rastet e lëndimeve të lehta trupore nuk përpilohet raport i shpejtë, andaj nuk përfshihen të gjitha rastet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Bazuar në veprimet e zyrtarëve policorë, përpilimin e raportit me shkrim dhe kontaktin e prokurorit të shtetit, vlerësohet se janë realizuar në mënyrë pozitive veprimet policore të cilat bazohen në procedurat e parapara ligjore, përfshirë edhe mos dërgimin e raportit për përfshirje në raportin 24 orësh në nivel qendror, pasi sipas procedurave standarde të operimit për Informim përmes raporteve të shpejta,  për rastet e lëndimeve të lehta trupore nuk përpilohet raport i shpejtë, andaj nuk përfshihen të gjitha rastet në raportin 24 orësh të PK-se.” thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Jeton Sopa 20/09/2025 20/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?