KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bushrani sfidon drejtoreshën e Arsimit në Prizren: Publiko listën e drejtorëve të emëruar politikisht!
Politikë

Bushrani sfidon drejtoreshën e Arsimit në Prizren: Publiko listën e drejtorëve të emëruar politikisht!

Kosova News
Kosova News 11:49 -18/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas deklaratës së drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, e cila tha se “shkolla nuk duhet të përdoret për politikë”, ka ardhur reagimi i kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për asambliste komunale, Mimoza Bushrani, shkruan KosovaNews.

Bushrani e ka kundërshtuar ashpër këtë qëndrim, duke e akuzuar drejtoreshën për manipulime dhe përdorim të shkollave si instrument politik. Ajo e ka sfiduar Veselaj – Gutajn që të publikojë listën e drejtorëve të shkollave të emëruar mbi bazë partiake.

“Drejtorët që keni emëruar nuk janë drejtues shkollash, ata janë vegla të strukturave të partisë suaj, makina për të kontrolluar çdo vendim, promovim dhe burim të arsimit, duke e kthyer çdo shkollë në një instrument politik”, ka shkruar Bushrani.

Kandidatja e VV-së ka ngritur edhe disa pyetje publike për drejtoreshën:

Sa drejtorë shkollash janë vërtet apolitik dhe sa janë pjesë e strukturave të partisë?

Cilat janë kriteret reale për punësimin e drejtorëve?

Si sigurohet që vendimet për promovime dhe emërime bazohen në meritë dhe jo në lidhje politike?

A jeni gati të publikoni listën e drejtorëve të emëruar sipas meritës dhe jo për lidhje partiake?

Bushrani ka theksuar se arsimi në Prizren është degraduar për shkak të ndërhyrjeve politike, duke shtuar se “nxënësit, mësuesit dhe qytetarët meritojnë transparencë, drejtësi dhe profesionalizëm”.

“Loja politike ka marrë fund, sepse e vërteta nuk mund të manipulohet”, ka përfunduar ajo.

Ky reagim i Bushranit pason postimin e mëparshëm të Veselaj – Gutajt, e cila kishte refuzuar akuzat e kryetarit të AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, për gjendjen në shkollën fillore “Nazim Nurkollari Budakova”. Veselaj – Gutaj kishte theksuar se vonesat me energjinë elektrike nuk ishin përgjegjësi e komunës, por e KEDS-it, duke shtuar se investimi prej 5 milionë eurosh në atë shkollë ishte shembull i përkushtimit për arsim cilësor.

Sipas saj, përdorimi i shkollave për poena politikë është i papranueshëm:
“Shkolla është hapësirë për edukim dhe arsimim, jo për fushata. Mbështetja e qytetarëve fitohet përmes punës, jo përmes keqpërdorimit të shkollave për politikë”, kishte deklaruar ajo./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Elezi: Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

Kurti publikon pamje nga Greqia, tregon rëndësinë e shkuarjes atje!

Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kosova News 18/09/2025 18/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?