Në Gjilan është mbajtur një ceremoni e familjes Hoxha ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë rolin e kumbarit për fëmijët Hana dhe Dielli.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë që kumbara i Hanës dhe Diellit të jetë Kryeministri Albin Kurti, një figurë që mishëron përkushtimin ndaj së ardhmes dhe vlerave që duam t’i kultivojmë,” ka shkruar familja Hoxha në Facebook, transmeton KosovaNews.

Në këtë ditë festive ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Luan Aliu, Arijeta Rexhepi dhe Arbëresha Kryeziu, si dhe drejtori i Arsimit dhe sekretari i Lëvizjes në Gjilan, Shpend Nuhiu.
Sipas familjes Hoxha, ceremonia u karakterizua me gëzim, buzëqeshje dhe një energji e veçantë, duke mbetur një kujtim i paharrueshëm për ta./KosovaNews/


