KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzohet për spiunazh në favor të Serbisë, Gjukanoviq mohon akuzat
Siguri

Akuzohet për spiunazh në favor të Serbisë, Gjukanoviq mohon akuzat

Kosova News
Kosova News 11:02 -16/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar gjykimi ndaj Jelena Gjukanoviqit, e cila po akuzohet për spiunazh nga Prokuroria Speciale. Para trupit gjykues, Gjukanoviq nuk e ka pranuar fajësinë për akuzat që i ngarkohen. “Nuk e pranoj fajësinë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, prokurori Bekim Kodraliu ka prezantuar aktakuzën e ngritur ndaj saj. Sipas tij, nga një datë e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 28 shkurt 2025, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (BIA).

Prokuroria pretendon se ajo ka ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj në OSBE, përmes komunikimeve të shumta me Aleksandër Vllaiqin, agjent rezident i BIA-s i dënuar tashmë për spiunazh. Këto informacione, sipas akuzës, janë përcjellë më pas tek zyrtarë të lartë të BIA-s, përfshirë përgjegjësin për Rajonin e Novi Pazarit dhe një tjetër zyrtar me të cilin Gjukanoviq dyshohet se është takuar disa herë në Beograd.

Gjithashtu, akuzohet se përmes pozitës së saj në OSBE dhe udhëzimeve të marra nga Vllaiq e zyrtarët e BIA-s, ka ndikuar në raportet e OSBE-së për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të vendit. Sipas Prokurorisë, me këto veprime të qëllimshme, ajo ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, si dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Kosova News 16/09/2025 16/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?